⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,954 ▲ +1.51% ETH $2,295 ▲ +1.79% XRP $1.2765 ▲ +1.99% SOL $93.0500 ▲ +1.22%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

Evropa rrit moshën e daljes në pension

Rreth dy të tretat e vendeve europiane pritet të rrisin moshën e daljes në pension për burrat, ndërsa tre të katërtat do ta rrisin edhe për gratë.

Sipas një analize bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për 32 vende, mosha e pensionit do të rritet për burrat në 21 vende dhe për gratë në 24 vende.

Në Bashkimin Europian, mosha mesatare e daljes në pension pritet të rritet me 2.1 vjet për burrat dhe 2.6 vjet për gratë. Krahasimi është bërë mes personave që dolën në pension në vitin 2024 dhe atyre që hynë në tregun e punës në moshën 22-vjeçare po atë vit, të cilët pritet të dalin në pension në fund të viteve 2060.

Sipas OECD-së, rritja e moshës së pensionit mbetet një nga mënyrat kryesore për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të sistemeve të pensioneve, pa ulur nivelin e përfitimeve.

Aktualisht, mosha më e lartë e pensionit për burrat është 67 vjeç në Danimarkë, Norvegji, Islandë dhe Holandë, ndërsa mesatarja e BE-së është 64.7 vjeç.

Në të ardhmen, Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të pensionit në Europë, duke arritur në 74 vjeç. Në Estoni, mosha pritet të shkojë në 71 vjeç, ndërsa në Itali, Holandë, Suedi dhe Qipro në 70 vjeç.

Rritjen më të madhe do ta ketë Turqia, ku mosha e pensionit për burrat pritet të rritet nga 52 në 65 vjeç, ndërsa për gratë nga 49 në 63 vjeç.

Edhe për gratë, Danimarka do të mbetet vendi me moshën më të lartë të pensionit, ndërsa Polonia do të vijojë të ketë moshën më të ulët në BE, me 60 vjeç.

Raporti paralajmëron se plakja e popullsisë po rrit presionin mbi sistemet e pensioneve. Deri në vitin 2050, për çdo 100 persona në moshë pune (20–64 vjeç), pritet të ketë 52 persona mbi 65 vjeç, krahasuar me 33 në vitin 2025.

OECD thekson se kjo prirje do t’i detyrojë shumë vende të reformojnë sistemet e pensioneve dhe të rrisin gradualisht moshën e daljes në pension për të përballuar sfidat demografike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.