Rajoni

Mogherini përshëndet angazhimin historik të Bosnjes në rrugën evropiane

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini përshëndeti sot një angazhim historik të Bosnjes pas miratimit në Parlament të një deklarate që parashikonte reforma ekonomike dhe sociale në kuadër të afrimit me Bashkimin Evropian.

mogherini-Bosnje“Ky Parlament ka marrë një vendim të rëndësishëm, do të thoja një vendim historik”, deklaroi Mogherini për të zgjedhurit e dy dhomave të Parlamentit boshnjak, të cilët miratuan një deklararë politike propozuar nga presidenca kolegjiale e vendit.

“Ky është një vendim i marrë në emër të atyre, që janë të shumtë në Bosnje-Hercegovinë, të cilët dëshirojnë që vendi të avancojë drejt Bashkimit Evropian”, shtoi Mongherini, në vizitën e dytë që prej muajit dhjetor në Bosnje.

Ky proces ka qenë i bllokur që prej disa vitesh që shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme politike mes përfaqësuesve të tre komuniteteve kryesore (serbe, kroate dhe myslimane) të këtij vendi etnikisht të ndarë që prej luftës ndërkomunitare (1992-95).

Kjo deklaratë parashikon vendosjen sa më shpejt të një mekanizmi koordinimi për t’i mundësuar Bosnjes të flasë me një zë të vetëm në negociatat me Brukselin dhe gjithashtu të tërheqë nga fondet evropiane. Përveç të tjerave, miratimi i një sërë reformash ekonomike është gjithashtu në rendin e ditës dhe do t’i hapë rrugën rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button