☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,269 ▲ +0.55% ETH $2,066 ▲ +0.44% XRP $1.3168 ▼ -0.03% SOL $80.9000 ▲ +0.71%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Mogherini: Shqipëria, shans unikal për reformat

mogerini2-350x350Shefja e re  e diplomacisë së Bashkimit Europian për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel.

Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

“Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit Demokratik”, theksoi Mogherini.

“Ne po rrezikojmë t`i ndajmë problemet, në rast se nuk punojmë për integrimin e këtyre vendeve. Prioritet numër një është Bosnjë- Hercegovina, që pas zgjedhjeve të sigurohet rritje ekonomike dhe të implementohet një proces për të nxjerrë këtë vend nga kriza. Negociatat midis Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen pozitivisht në planin teknik, por duhet edhe në planin politik. Shqipëria ka shans unikal për reforma, ndërsa Mali i Zi është në krye të listës në raport me përparimin për në BE. Në raport me Maqedoninë dhe kontestin e emrit, besoj se duhet të gjendet vullnet politik për zgjidhje”, theksoi shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE .

Debate të forta pati dhe rolit të BE-së në konfliktin me Rusinë sa i përket çështjes së Ukrainës. Organizata terroriste ISIS, virusi Ebola, dhe marrëveshja tregtare me SHBA ishin gjithashtu çështje që sollën debate në këtë seancë dëgjimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.