🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,732 ▲0.49%
DOW 47,160 ▲0.45%
NASDAQ 22,488 ▲0.51%
NAFTA 93.78 ▲1.43%
ARI 5,015 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,080 ▲ +0.26% ETH $2,326 ▲ +1.45% XRP $1.5097 ▼ -0.07% SOL $93.8400 ▼ -0.24%
S&P 500 6,732 ▲0.49 % DOW 47,160 ▲0.45 % NASDAQ 22,488 ▲0.51 % NAFTA 93.78 ▲1.43 % ARI 5,015 ▲0.26 % S&P 500 6,732 ▲0.49 % DOW 47,160 ▲0.45 % NASDAQ 22,488 ▲0.51 % NAFTA 93.78 ▲1.43 % ARI 5,015 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Opinion

Mos i gjykoni konkurentët e BIG BROTHER ! Ky treg mediatik këtë produkt mund të ketë !

Nga IRENA BEQIRAJ

Mjafton të hapesh FB edhe nuk u shpëton dot vidiove të shkurtra nga Big Brother. Kujtoj që dikur Jul Deda kishte qenë kundër këtij formati, por u fut si konkurent. Mirë ka bërë. Madje, shumë mirë , do të thoja unë, se vetëm gomari nuk ndryshon mendje!

Nuk do të bëj asnjë koment për fjalorin padijen ,formimin e konkurrntëve i cili shpesh është përtej injorancës së zakonshme , e as për komentet e opinionistëve nuk ja vlen analiza sepse sado fakte të rreshtojmë në rrjete sociale, e nëpër tavolina , e sado te distancohemi nga këto formate, një gjë duhet ta pranojmë; të ashtuquajturat reality show sot janë ngurtësuar e kthyer në institucionin më të sukseshëm në industrisë e argëtimit. Fakti që ato janë sot emisionet më të ndjekura, shkon më tej sesa arsyetimi se ato paraqesin një projeksion të moçalit tonë shoqëror.
Po të analizojmë modelin ekonomik që zhvillohet brenda tyre, ato janë produkt i pastër i ekonomise së lirë e të pa rregulluar të tregut mediatik.
Për ta berë sa më të prekshme këte analizë, po e filloj me komodifikimin, vyrtytin bazë të kapitalizmit liberal.
Komodifikimi është bashkim i dy fjalëve: fjalës “commodity” që janë mallra ose shërbime me një vlerë ekonomike, dhe fjalës modifikim, që është ndryshim në funksion ose formë.
Komodifikimi është mënyra se si në kapitalizmin liberal realizohet objektivi i akumulimit të kapitalit ose vlerës, nëpërmjet shndërrimit në formë edhe në funksion të çdo gjejë të cilës mund t’i gjendet një vlerë këmbimi.
Për shembull, puna është komodifikim i njohurive, aftësive, talentit apo edhe i krahut të punës për të kryer procese të caktuara, duke i shëndruar këto të fundit në vlera monetare.
Profesori shpërndan njohuritë e tij edhe paguhet për këtë. Shkrimtari shkruan një libër edhe siguron përfitime monetare duke komodifikuar të drejtat mbi veprën. Shpikësi komodifikon të drejtat mbi përdorimin e shpikjes së tij, Punonjëset e seksit kanë komodifikuar marrëdhëniet seksuale, të cilat në funksionin e tyre të parë e kryesisht moral nuk janë për shitje. Ndërsa në një reality show konkurentët përpiqen të komodifikojnë bukurinë trupin, ndenjat, emocionet, veset pse jo edhe e jetën tyre private.
Ekonomistët Big Brother -in e formatet e ngjajshme me të i lidhin me tregun e vëmendjes. Edhe pse shpesh diskutohen si një zhanër unik psiko- social, nuk është i tillë . Këto formate ofrojnë një mënyrë punësimi për njerëzit që duan të pasurohen nëpërmjet vëmendjes. Pra, një aktor, një gazetar, një moderatore dikur të punësuar në një shfaqje a emision me skenar, shëndrohet në “interpretues në një sipërmarrje me buxhet të ulët”, me qëllim sigurimin e vëmendjes më të gjerë të publikut.
Të gjithë këta “të punësuar” kanë shpresën se me anë të mediave sociale, famën e fituar në “shtëpinë më të famshme në botë” do ta monetarizojnë në të ardhmen e afërt. Ata synojnë të shndërrohen në “tabela frymore marketingu në instagram”, siç ka ndodhur me shumicën e tyre ose të vazhdojnë të jenë protagonistë në formate të tjera po kaq surrugato nga përmbajtja.
Një karakteristikë tjetër e këtyre formateve është konkurimi . Konkurimi është formula ekselente për të rritur audiencën edhe bashkë me të fitimet, sepse dramat, viktimizimi dhe narrativat emocionale që janë kaq të nevojshme për të siguruar vëmendje, prodhohen lehtësisht në formate konkurruese.
“Vip-i” i futur brenda e di mirë që është i/e punësuar, në një sipërmarrje nga e cila ose mund të fitojë ose mund të dal me gisht në gojë. Ndaj, që të fitojë duhet të debatojë ashpër me kë i del përpara, të shëtisë gjysmë e zhveshur nëpër shtëpi, të tregojë pse u nda nga i dashuri/e dashura, të martohet brenda shtëpisë . Ndërsa ndonjë tjetër që të ofrojë spektakël, loton në një dramë të vërtetë vuajtjesh, në mënyrë që historia të bëhet edhe më e trishtuar dhe më dramatike për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Dikur një mashtrues brenda shtëpisë shpiku një sëmundje të rëndë , shkoi edhe në urgjencën spitalore . Ndërkohë pse çdo gjë doli gënjeshtër ai sërisht fitoi.
Efektet e kësaj rrënjosjeje nuk janë inkurajuese. Shfaqjet e tipit reality show ndihmojnë në normalizimin e mizorisë, armiqësisë, mediokritetit, pabesisë, vulgaritetit, injorancës, mashtrimit, duke i shpërblyer njerëzit që i përdorin këto tipare. Madje duke kurorëzuar përdoruesin më të mirë të tyre.
Por, për të gjithë këtë ofertë racionalisht irrituese por fitimprurëse, ka një kërkesë emocionalisht argëtuese. Përgjithësisht natyra njerëzore magjepset nga tragjedia, konfliktet ekstreme edhe shkeljet e normalitetit. Ato janë hipnotike për t’u parë, aq më tepër kur ndodhin në televizion.
E pra, “BIG Brother” është lejuar të lulëzojë si një treg që mund të plotesojë nevojat më të dobëta e më të errta të natyrës njerëzore, që shpërblen vulgaritetin, mashtrimin dhe injorancën, por që i siguron produksionit dhe fituesit shumë para e famë (madje këtij të fundit edhe një intervistë në podcastin e Kryeministrit!).
Kur ne i gjykojmë pjesëmarrësit në Big Brother, përdorim standardet më të larta morale edhe shoqërore . Por tregu i lirë dhe i pa rregulluar televiziv nuk kujdeset për normat morale e shoqërore, ai kujdeset vëtëm për fitimin . Duke rendur pas suksesit i cili matet vetëm nëpermjet parasë , ky treg është gati të komodifikojë çdo gjë që sjell para , sado të na duket e papranueshme edhe e pa shëndetëshme për shoqërinë .
Kur kemi lejuar që normat e tregut të lirë, të zëvendësojnë njëherë e mirë çdo normë morale edhe shoqërore nuk është shumë e drejtë që të gjykojmë konkurentët me standardet që ekzistojnë vetëm teorikisht por që nuk ekzistojnë realisht në televizion .
Ky stan këtë bulmet ka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.