Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,601 ▲0.28%
DOW 46,602 ▲0.21%
NASDAQ 21,963 ▲0.38%
NAFTA 111.59 ▲0.04%
ARI 4,698 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,994 ▲ +3.9% ETH $2,161 ▲ +5.09% XRP $1.3504 ▲ +3.89% SOL $82.1000 ▲ +3.08%
S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,602 ▲0.21 % NASDAQ 21,963 ▲0.38 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,698 ▲0.39 % S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,602 ▲0.21 % NASDAQ 21,963 ▲0.38 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,698 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mosrealizimi i të ardhurave, Pezullohen nga detyra kryetarët e Doganës në Sarandë, Fier, Vlorë

Nis furtuna në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vetëm pak ditë pas paralajëmrimit të kryeministrit Edi Rama.

15 drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe 3 kryetar degësh janë pezulluar nga detyra për shkak të performancës së dobët në ushtrimin e detyrës.

Burime të Ora Neës pranë Drejtorisë së Doganave bëjnë me dije se 15 Drejtorë të Drejtorive të Zyrës së Përgjithshme janë pezulluar, ndërsa e njëjta masë është marrë edhe për kryetarët e Drejtorisë së doganës Fier, Sarandë dhe Vlorë.

Burimet thonë se në vend të tyre janë komanduar drejtues të rinj të cilët do të qëndrojnë në këto poste në pritje të vendimit të Komisionit Disiplinor.

Pezullimet janë bërë pas analizës së realizuar në këtë institucion pak ditë më parë dhe pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se cilido drejtues që ka përformancë të ulët do të lërë karrigen.

Pezullimet e 18 drejtuesve të lartë po ashtu vinë vetëm pak orë pas publikimit të treguesve fiskalë për 10 mujorin që lamë pas, ku regjistrohet thellim i mosrealizimit të të ardhurave nga Drejtoria e Doganave.

Doganat kanë krijuar kështu gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH në import.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.