🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,486 ▼1.35%
DOW 45,968 ▼1.28%
NASDAQ 21,420 ▼1.93%
NAFTA 113.01 ▲12.87%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,865 ▼ -4% ETH $2,021 ▼ -5.23% XRP $1.2820 ▼ -5.31% SOL $76.9900 ▼ -7.61%
S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mosrespektim i protokolleve të sigurisë anti-COVID/Gjobitet me 100 mijë lekë administratori i një lokali

Policia e Shtetit po vijon kontrollet në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për përhapjen e COVID-19.

Policia sqaron se kontrollet kanë vijuar edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore dhe paligjshmërisë në fusha të ndryshme.

Administratori i një lokali është gjobitur me 100 mijë lekë për mosrespektim të protokolleve të sigurisë. “Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 13, Durrës, një subjekt në kundërshtim me Aktin Normativ, për distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin M. K., nga ISHSH-ja u vendos masë administrative 100.000 lekë”, sqaron policia.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, policia ka proceduar penalisht dy administratorë hotelesh, për zaptim të sipërfaqes publike me shezlongë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit Z. F., 61 vjeç dhe H. D., 47 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy hoteleve të ndryshme në lagjen nr. 13, Durrës, sepse pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar se kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.