Maqedonia

MPB: Në tërmetin e djeshëm në Shkup janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe objekte shtetërore

Poliicia e Shkupit sot raporton se nga tërmeti i djeshëm i fuqishëm që goditi kryeqytetin janë raportuar dëme në më shumë lagje si pasojë e dridhjes së fuqishme.

Bëhet fjalë për më shumë makina të dëmtuara, ndërsa ka edhe tavane të shembura, xhama të thyer në shkollën “Dimitar Berovski” në lagjen Gjorçe Petrov, në Institutin e Gjuhës Maqedonase, në objektin e Radfio Televizionit të Maqedonisë, si dhe në më shumë shtëpi në fshatin Batincë, në Draçevë, Gazi-Babë, Bit-Pazar, Qendër, nërsa ka edhe një oxhak të rrënuar në lagjen e Hekuranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button