☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 79.10 ▲1.05%
ARI 4,002 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,580 ▼ -1.6% ETH $1,854 ▼ -3.39% XRP $1.0920 ▼ -1.92% SOL $75.2400 ▼ -2.24%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.10 ▲1.05 % ARI 4,002 ▲0.24 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.10 ▲1.05 % ARI 4,002 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani kërcënon luftanijen amerikane në Hormuz

Marina iraniane ka paralajmëruar një anije luftarake amerikane që të mos kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke kërcënuar me sulm nëse ajo vazhdon rrugën, ndërsa Irani dhe SHBA-ja kanë nisur bisedime për paqe në Pakistan, raportuan mediet shtetërore iraniane.

Sipas agjencisë Tasnim, forcat e Republikës Islamike po monitorojnë nga afër një destrojer amerikan.

Nëse anija vazhdon lëvizjen e saj, ajo mund të përballet me një sulm.

Delegacioni iranian, që nisi sot pasdite negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Islamabad, paraqiti një ankesë pranë Pakistanit si ndërmjetës dhe kërkoi largimin e anijes amerikane nga ngushtica.

Më herët, gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar një zyrtar amerikan, raportoi se disa anije ushtarake amerikane kishin kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit pa koordinim me Iranin.

Të dhënat nga shërbimi i gjurmimit të anijeve “VesselFinder” tregojnë praninë e një anijeje qeveritare amerikane në Gjirin Persik, pa specifikuar llojin e saj, siç ndodh zakonisht me mjetet ushtarake.

Ngushtica e  Hormuzit ka rëndësi strategjike pasi lidh Gjirin me Oqeanin Indian dhe është një rrugë jetike për transportin e naftës nga vendet prodhuese drejt tregjeve globale.

Sipas International Energy Agency, rreth 30% e naftës që transportohet me rrugë detare në botë ka kaluar përmes kësaj ngushtice në vitin 2023.

Irani ka marrë kontrollin e kësaj rruge detare që nga fillimi i luftës me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa rihapja e saj është një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në bisedimet që po zhvillohen në Pakistan. /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.