☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,516 ▲0.57%
DOW 50,409 ▼0.34%
NASDAQ 26,624 ▲1.06%
NAFTA 93.85 ▼2.85%
ARI 4,493 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,115 ▼ -1.95% ETH $2,074 ▼ -2.67% XRP $1.3365 ▼ -1.8% SOL $83.9300 ▼ -2.53%
S&P 500 7,516 ▲0.57 % DOW 50,409 ▼0.34 % NASDAQ 26,624 ▲1.06 % NAFTA 93.85 ▼2.85 % ARI 4,493 ▼0.66 % S&P 500 7,516 ▲0.57 % DOW 50,409 ▼0.34 % NASDAQ 26,624 ▲1.06 % NAFTA 93.85 ▼2.85 % ARI 4,493 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Bota

Nisin negociatat amerikano-iraniane për dhënien fund të konfliktit në Lindjen e Mesme

Delegacione të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani u takuan sot në Islamabad me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, duke shënuar nisjen e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili shpërtheu gjashtë javë më parë pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Teheranit.

Bisedimet po zhvillohen në hotelin “Serena”, ndërsa ende nuk është e qartë nëse palët do të komunikojnë drejtpërdrejt apo përmes ndërmjetësimit të Pakistanit.

Delegacioni iranian, i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, u takua fillimisht me kryeministrin Sharif, ndërsa më pas mbërriti edhe delegacioni amerikan i kryesuar nga zëvendëspresidenti JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Kryeministri pakistanez shprehu shpresën se këto bisedime do të shërbejnë si një hap drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Armëpushimi aktual mbetet i brishtë, sidomos për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar gjithashtu hapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, duke theksuar se prioriteti kryesor i SHBA-së është që Irani të mos zotërojë armë bërthamore.

Kryeministri Sharif paralajmëroi se faza e  negociatave do të jetë edhe e vështirë, duke e përshkruar atë si një moment “të vendos ose dështosh”.

Ndërkohë, aktorë të tjerë rajonalë si Egjipti, Turqia dhe Kina po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po kontribuojnë në përpjekjet ndërmjetësuese për të arritur një marrëveshje afatgjatë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.