🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.41 ▼1.32%
ARI 4,009 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,816 ▼ -2.96% ETH $1,618 ▼ -2.87% XRP $1.0713 ▼ -2.88% SOL $67.5900 ▼ -2.8%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.41 ▼1.32 % ARI 4,009 ▲0.01 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.41 ▼1.32 % ARI 4,009 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Trump: Nisëm procesin për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur “procesin e zhbllokimit” të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare strategjike që sipas tij është bllokuar nga Irani.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai theksoi se kjo po bëhet si “një favor” për shumë vende të botës, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën dhe Gjermaninë.

Trump kritikoi këto shtete duke thënë se ato “nuk kanë guximin apo vullnetin” për të garantuar vetë sigurinë e kësaj rruge jetike për tregtinë globale dhe transportin e naftës.

Sipas tij, ndërhyrja amerikane synon të rikthejë besimin e anijeve tregtare për të kaluar përmes ngushticës.

Sipas medias “Axios”, duke cituar një zyrtar amerikan, disa anije të marinës amerikane kanë kaluar tashmë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ky veprim synon të inkurajojë anijet tregtare që të rifillojnë lundrimin në këtë zonë strategjike.

Megjithatë, një zyrtar i lartë ushtarak iranian, i cituar nga televizioni shtetëror, i ka mohuar këto raportime, duke vënë në pikëpyetje pretendimet mbi praninë dhe veprimet e forcave amerikane në zonë.

Trump gjithashtu sulmoi mediet që, sipas tij, raportojnë se Irani po fiton luftën kundër SHBA-së. Ai deklaroi se “në realitet, të gjithë e dinë që ata po humbasin dhe po humbasin rëndë”. Megjithatë, ai pranoi se ekziston ende rreziku që një anije të godasë mina detare iraniane në këtë zonë.

Ndërkohë, situata në këtë rrugë jetike mbetet e tensionuar dhe e pasigurt për tregtinë ndërkombëtare, pasi trafiku detar vazhdon të jetë i kufizuar që prej fillimit të konfliktit. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.