☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.02 ▲3.48%
ARI 4,025 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,976 ▲ +1.02% ETH $1,905 ▲ +1.41% XRP $1.0809 ▲ +2.26% SOL $73.4400 ▲ +0.27%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.02 ▲3.48 % ARI 4,025 ▼0.35 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.02 ▲3.48 % ARI 4,025 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Muça: Rama, pragmatist. Luan me kartën “edhe me Soros, edhe me Trump”

Gazetari Flogert Muça, në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka komentuar politikën e jashtme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si pragmatiste dhe të balancuar mes aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

Sipas Muçës, Rama nuk ndjek logjikën “ose-ose”, por atë “edhe-edhe”, duke ruajtur kështu marrëdhënie me palë të ndryshme.

Gazetari tha se jo vetëm me Trump, por kryeministri nuk e ka fshehur asnjëherë edhe afërsinë me Aleks Soros.

“Rama nuk luan me variantin ‘ose me këtë ose me atë’, por me variantin ‘edhe me këtë edhe me atë’. Më kujtohet kur Trump kishte një farë fërkimi me Ankaranë dhe Rama vjen nga Washingtoni, shkon në Ankara, shkon në Athinë, pastaj shkon në Emirate, nga Lindja në Perëndim. Rama nuk e ka fshehur asnjëherë afërsinë me Aleks Soros, pavarësisht një debati që u bë para zgjedhjeve. Lobet dhe interesat kundër Ramës dhe kundër Sorosit në SHBA e dinë marrëdhënien e Ramës, ky i fundit ishte në dasmën e të birit”, tha gazetari.

Sipas tij, Rama arrin të ruajë marrëdhënie me të gjitha palët, duke argumentuar se Shqipëria sipas tij nuk është një fuqi që të bëjë diferencë.

“Pra Rama luan me të gjitha fushat dhe shkon dhe i bën të gjithë miq, sepse Shqipëria nuk është një forcë që mund të përmbysë apo të kthejë rezultatin apo të bëjë diferencën. Është i vetmi rast ku nuk na bën dëm”, nënvizoi Muça.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.