🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,480 ▼1.7%
DOW 45,911 ▼1.12%
NASDAQ 21,434 ▼2.26%
NAFTA 94.41 ▲4.53%
ARI 4,387 ▼3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,663 ▼ -3.36% ETH $2,052 ▼ -5.67% XRP $1.3517 ▼ -4.45% SOL $85.8600 ▼ -6.56%
S&P 500 6,480 ▼1.7 % DOW 45,911 ▼1.12 % NASDAQ 21,434 ▼2.26 % NAFTA 94.41 ▲4.53 % ARI 4,387 ▼3.62 % S&P 500 6,480 ▼1.7 % DOW 45,911 ▼1.12 % NASDAQ 21,434 ▼2.26 % NAFTA 94.41 ▲4.53 % ARI 4,387 ▼3.62 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Muja nuk e kishte ditur për arrestimin e drejtorit Bytyc

muja-nuk-e-kishte-ditur-p-euml-r-arrestimin-e-drejtorit-bytyc_2_hdKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk kishte informacion për arrestimin e drejtorit të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc. Ai për këtë rast është informuar katër ditë pas arrestimit.

Burimet e sigurta të portalit “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se për arrestimin e Bytycit, Muja është informuar nga drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk ka ditë asgjë për këtë punë. Ai është informuar katër ditë pas arrestimit nga Nexhi (Nexhmi Krasniqi)”, tregon burimi brenda Policisë së Kosovës.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për ngacmim seksual me të miturën. Arrestimi i tij ishte bërë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren. Bytyc dyshohet se “kohën seksuale” e ka paguar me para. Në bazë të përgjimit të telefonit, rezulton se ai ka ftuar të miturën edhe në vendin e punës.

Për të gjitha këto dyshime të drejtorit të Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyc, kryetari Ramadan Muja është informuar nga drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Kryetari nuk kishte pasur ‘haber’ as për arrestimin e as për dyshimet”, tregon për ‘PrizrenPress” burimi brenda Policisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja të shtunën ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.