Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,451 ▲0.18%
DOW 52,338 ▲0.25%
NASDAQ 25,216 ▲0.38%
NAFTA 85.86 ▲2.72%
ARI 4,102 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,698 ▼ -3.12% ETH $1,862 ▼ -2.87% XRP $1.0644 ▼ -2.16% SOL $73.1100 ▼ -2.04%
S&P 500 7,451 ▲0.18 % DOW 52,338 ▲0.25 % NASDAQ 25,216 ▲0.38 % NAFTA 85.86 ▲2.72 % ARI 4,102 ▼1.4 % S&P 500 7,451 ▲0.18 % DOW 52,338 ▲0.25 % NASDAQ 25,216 ▲0.38 % NAFTA 85.86 ▲2.72 % ARI 4,102 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Sporti

MUNDJE/ Dudaev-Abakarov, dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kompeticioni kontinental në sallën “Feti Borova”

Shqipëria priti evenimentin më madhor kontinental të mundjes, teksa më datat 20-26 prill në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian për të rritur. Një kompeticion që solli në vendin tonë elitën europiane të këtij sporti, duke e shndërruar sallën “Feti Borova” në arenë duelesh shumë emocionuese të një niveli të jashtëzakonshëm. Në Europian la gjurmë edhe […]

Shqipëria priti evenimentin më madhor kontinental të mundjes, teksa më datat 20-26 prill në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian për të rritur. Një kompeticion që solli në vendin tonë elitën europiane të këtij sporti, duke e shndërruar sallën “Feti Borova” në arenë duelesh shumë emocionuese të një niveli të jashtëzakonshëm.

Në Europian la gjurmë edhe Shqipëria, e cila arriti të fitonte dy medalje argjendi, që mbajnë firmat nga Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov, të dy sportistë që janë të federuar në Klubin Shumësportësh Tirana.

Podiumi u parë erdhi nga Dudaev, cili pasi kishte fituar 3 duele të premten, të shtunën kishte finalen kundër rusit Bashir Magomedov. Me gjithë përpjekjet dhe dëshirën për të synuar të artën, Dudaev nuk ia doli, pasi Magomedov u tregua superior, duke e marrë finale në shifrat 10-0, për t’i ngjitur ai në shkallën me të lartë të podiumit në stilin e lirë të peshave 65 kg. Gjithsesi, edhe vendi i dytë mbetet një rezultat i madh për Dudaevin, i cili e mbyll europianin si nënkampion me Shqipërinë.

Ndërkohë, të shtunë në tapet u ngjit edhe Abakarov, duke e filluar në mënyrë të shkëlqyer kompeticionin. Ishkampioni i botës shënoi tri fitore, duke nisur kundër italianit Simone Piroddu, të cilin e mposhti 12-2, për të vijuar me suksesin 6-2 kundër gjermanit Niklas Stechele, ndërsa në gjysmëfinale kaloi ns hifrat 14-3 azerin Nuraddein Novruzov. Pas kësaj dite të jashtëzakonshme, Abakarov u rikthye të dielën për finalen e madhe, teksa përballë kishte numrin 1 të botës në peshat 61 kg për stilin e lirë, rusin Zavur Uguev.

Ky i fundit triumfoi me rezultatin 4-0, duke merituar medaljen e artë, ndërsa argjendi i takoi mundësit kuqezi. Kështu Shqipëria e mbyll Kampionatin Europian me dy medalje argjendi, të cilat janë një arritje e madhe. Ndërkohë, përveç pjesës sportive, Shqipëria fitoi një tjetër “medalje”, atë të organizimit në mënyrë të shkëlqyer të një eventi kaq prestigjioz, duke marrë edhe përgëzimet e ndërkombëtareve, si për mikpritjen, gjithashtu edhe për mbarëajtjen e aktivitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.