☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.21% ETH $2,234 ▼ -0.12% XRP $1.1601 ▼ -1.28% SOL $89.2700 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mungon rinovimi me Atalantën, Gjimshiti kthehet në okazion në Serie A

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, pavarësisht moshës, mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A. Emri i tij pritet të jetë shumë prezent edhe në tregun e transferimeve këtë periudhë, kjo për një arsye të fortë, Gjimshiti është futur në vitin që i përfundon kontrata, përfaqëson një okazion të vërtetë për disa klube në […]

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, pavarësisht moshës, mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A. Emri i tij pritet të jetë shumë prezent edhe në tregun e transferimeve këtë periudhë, kjo për një arsye të fortë, Gjimshiti është futur në vitin që i përfundon kontrata, përfaqëson një okazion të vërtetë për disa klube në Itali.

Prej vitesh, mbrojtësi shqiptar ka qenë një “digë” e vërtetë tek ekipi i Atalantas, por klubi bergamask nuk i ka ofruar një kontratë të re dhe në kushte të tilla, Gjimshiti pritet të largohet nga Atalanta në fund të këtij sezoni. Pikërisht ky status i tij ka bërë që disa klube të vihen në lëvizje për të rezervuar shërbimet e tij.

Sipas mediave italiane: Fiorentina është ekipi i parë që ka shfaqur një interesim konkret për Gjimshitin, në mënyrë që të “djegin” edhe konkurrencën. Drejtuesit e Fiorentines e vlerësojnë shumë kapitenin kuqezi, një lojtar ekspert, i aftë të luajë si në mbrojtjen me 3 ashtu edhe në mbrojtjen me 4.

Në radhët e ekipit vjollcë nuk e shohin Gjimshitin thjesht si një okazion në merkato, por si një lojtar që mund të udhëheq prapavijën e tyre sezonin e ri. Gjithnjë sipas mediave italiane, javët e ardhshme pritet të jenë përcaktues për të ardhmen e Gjimshitit.

Fiorentina shpreson në një goditje të vërtetë, ndërsa Gjimshiti do të vlerësojë ofertat, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, apo të pranojë ndonjë ofertë më të mirë ekonomike që pritet të vijë nga klube arabe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.