☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.59 ▲2.24%
ARI 5,040 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,182 ▲ +0.34% ETH $2,309 ▲ +1.93% XRP $1.5220 ▲ +2.87% SOL $93.8000 ▼ -0.29%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.59 ▲2.24 % ARI 5,040 ▲0.75 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.59 ▲2.24 % ARI 5,040 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa, Avramopoulosit: Është nën kontroll fluksi i emigracionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të martën në takim komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

mustafa-avramopoulosit-euml-sht-euml-n-euml-n-kontroll-fluksi-i-emigracionit_hdGjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos, kanë biseduar për proceset integruese evropiane të Kosovës si dhe çështje të tjera aktuale në Kosovë.

Sipas një njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, kryeministri ka theksuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke e njoftuar me agjendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, që është i orientuar për zhvillimin ekonomik, punësimin, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, integrimet evropiane si dhe reformat që po ndërmerren në arsim e shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.

“Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopulos biseduan edhe për faktin se tashmë është vendosur nën kontroll fluksi i emigracionit, dhe për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e të kthyerve, duke veçuar fëmijët që kanë braktisur shkollat. Në këtë kontekst, kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve për punësim sezonal të kosovarëve në vendet e BE-së”, përfundohet në njoftimin e Kryeministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.