☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.96 ▲0.09%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,914 ▲ +0.86% ETH $2,198 ▲ +0.29% XRP $1.3375 ▲ +0.37% SOL $83.3200 ▲ +0.86%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.96 ▲0.09 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.96 ▲0.09 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Jam i gatshëm për dialog pa kushte

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është i gatshëm të bisedojë me opozitën për të dalë nga situata aktuale, por pa kushte dhe ultimatume.

Në një intervistë për gazetën “Epokën e re”, Mustafa ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi nuk do të negociohen.

“Këto marrëveshje nuk negociohen. Për Asociacionin do të japë opinionin e vet Gjykata Kushtetuese, kurse për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mund të thirren ekspertë ndërkombëtarë, që së bashku me pozitën dhe opozitën, të japin ekspertizë për procedurat dhe dokumentacionin. Në çdo kohë jam i gatshëm të ulem të bisedojë me opozitën, por pa kushte dhe pa ultimatume”, ka thënë Mustafa.

Kreu i qeverisë thekson se vendimin për këto marrëveshje nuk e kanë marrë qytetarët, por përfaqësuesit e qytetarëve.

Mustafa ka përsëritur se për Asociacionin e komunave serbe vendimin e ka marrë Kuvendi i Kosovës me 84 vota, kurse për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi komisioni qeveritar ka punuar gati tre vjet.

Ai ka thënë se qeveria vetëm se po e zbaton ligjin, duke shtuar se partitë opozitare nuk mund t’i thonë qeverisë mos e zbato ligjin. Ndërkaq, duke folur për pezullimin e opozitës nga Kuvendi, shefi i ekzekutivit ka theksuar se deputetët opozitarë me format e veprimit vetvetiu po e përjashtojnë veten nga seancat e Kuvendit.

“Meqenëse seancat nuk mund të mbahen në kushtet e tymit e të gazit lotsjellës, atëherë mbesin vetëm dy alternativa: ose të shkojë shumica në shtëpi, mbi 2/3 e Kuvendit dhe opozita që e përfaqëson pakicën t’i përcaktojë rregullat, ose shumica të mbajë takime, kurse ata që i kanë mbushur xhepat me gaz lotsjellës dhe bombola me sprej, të rrinë jashtë përderisa të mos vetëdijesohen se kuvendi nuk është arenë për të ushtruar rezistencë ndaj gazit lotsjellës, sprejit kimik, vezëve dhe veglave të tjera”, deklaroi Mustafa, duke shtuar se seancat plenare po mbahen jo në mënyrë normale për shkak se shteti duhet të funksionojë me çdo kusht.

Kryeministri Mustafa shprehet se veprimet e opozitës janë duke penguar edhe zbatimin e planit qeveritar.

“Sjelljet e opozitës në Kuvend mund ta dëmtojnë edhe procesin për liberalizimin e vizave. Natyrisht se pengesat janë evidente. Çdo gjë po u faturohet qytetarëve të Kosovës. Ngecja, për shembull në aprovimin e ligjeve, është e dëmshme”, thotë Mustafa.

Kryeministri Mustafa duke folur edhe për vizitën e sekretarit amerikan John Kerry tha se porositë e kryediplomatit amerikan kanë qenë të qarta për të gjithë.

Sipas tij, edhe Kosova duhet të ketë përgjegjësi ndaj përkushtimit amerikan.

“S’ka dyshim se vendi ynë është nderuar në mënyrë të veçantë me këtë vizitë. Sekretari Kerry, edhe përkundër axhendës shumë të ngjeshur, ka zgjedhur ta vizitojë vendin tonë. Kjo flet për përkushtimin që ka SHBA-ja për Kosovën, në anën tjetër edhe për përgjegjësinë që ka dhe duhet të ketë Kosova ndaj një përkushtimi të tillë. Ishte porosi e qartë se SHBA-ja e ka përkrahur Kosovën, se ka investuar shumë në Kosovë, gjatë dhe pas luftës dhe se nuk do të lejojë të rrezikohet asgjë nga pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.