Mustafa: Refuzimi i opozitës për dialog nuk është çështje e mbyllur
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas refuzimit të ftesës nga opozita theksoi sot se “refuzimi i opozitës për dialog nuk është çështje e mbyllur, ende ekziston mundësia të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje.
Në një prononcim për gazetarët pas vizitës në QKUK, Mustafa theksoi se “unë kam dhënë iniciativën time në mënyrë që të kalohet kjo situatë dhe mendoj se kjo çështje nuk është e mbyllur dhe ekziston mundësia të ulemi të bëjmë zgjidhje”.
Mustafa shtoi se “demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është marrëveshje e kryer me përgjegjësi, por pasi opozita nuk është e kënaqur, i ftoj edhe një herë që të ngirhet një komision ndërkombëtar”.
“Asnjë metër katror nuk e lëshoj unë si kryeministër, kështu që nuk ka arsye askush të thotë hiq nënshkrimin pa argumente. Ajo duhet të vërtetohet dhe kjo bëhet përmes një komisioni ndërkombëtar”, tha Mustafa.