☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,543 ▼ -0.32% ETH $2,318 ▲ +0% XRP $1.4325 ▼ -0.02% SOL $86.4300 ▲ +1.03%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
25 Apr 2026
Breaking
Arte

Muzeu Etnografik i Durrësit rihapet pas restaurimit, me 125 vepra arti dhe pavionin për aktorin Aleksandër Moisiu

Nga Julia Vrapi

Muzeu Etnografik i Durrësit, një ndërtesë karakteristike e shekullit XIX, prezanton një koleksion të pasur të trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit, duke ofruar ekspozita të ndryshme që pasqyrojnë artin, traditën dhe identitetin lokal.

Ndërtesa më parë u përfshi në një proces rikonstruksioni dhe në përfundim të kësaj ndërhyrje nisi edhe muzealizimi i saj. Muzeu Etnografik i hapi dyert për qytetarët e Durrësit dhe për vizitorët dhe ndërtesa dikur shtëpia e aktorit Aleksandër Moisiu, ofron një ekspozitë të pasur me 125 vepra arti, kryesisht të artistëve italianë, ndër të tjera edhe një pavion të dedikuar këtij aktori të shquar. Kjo ndërtesë karakteristike e shekullit XIX, e cila është shtëpia e Aleksandër Moisiut, është restauruar plotësisht në sajë të programit “EU4Culture”, të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako në një reagim të saj në rrjete sociale shprehet ndër të tjera se Muzeu Etnografik ofron një përvojë të pasur kulturore, duke kombinuar artin, historinë dhe traditën lokale. “Në ambientet e muzeut janë ekspozuar 125 vepra të artistëve italianë, në nder të piktorit të shquar Ibrahim Kodra. Gjithashtu, hapësira muzeale përfshin pavionin e dedikuar Aleksandër Moisiut, si edhe pavione të tjera që pasqyrojnë artin, traditën dhe identitetin lokal.

Në këtë muze ndërthuren në mënyrë harmonike historia, kultura, arti dhe trashëgimia, duke krijuar një përvojë frymëzuese për çdo vizitor”, shprehet Sako. Muzeu Etnografik me koleksionin e pasur të trashëgimisë kulturore dhe historike, ai është një pikë kyçe për qytetin, duke ofruar një mundësi unike për të njohur më mirë identitetin lokal dhe zhvillimet kulturore të Durrësit.

Objekti monument i kategorisë së parë

Objekti në Durrës është klasifikuar si monument i kategorisë së parë i shpallur në vitin 1973, i shquar për tërësinë e vlerave autentike që ka. Ndërtesa e ndërtuar në shekullin XIX është shembulli i fundit i mbetur në Durrës i një ndërtese dykatëshe me ballkon të hapur. Në fillim të viteve ’80-të (1982), ajo u shndërrua në Muze Etnografik, duke ekspozuar objekte tradicionale të jetës së përditshme shqiptare, tekstile të qëndisura dhe punime në bakër, si dhe një pjesë të veçantë dedikuar trashëgimisë së Moisiut.

Më parë autoritetet nga dëmtimet e shumta, që mori banesa të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit në vitin 2019 u detyruan ta mbyllin për vizitorët dhe tashmë pas përfundimit të rikonstruksionit dhe procesit të muzealizimit muzeu hapi dyert. Restaurimi i shtëpisë së Aleksandër Moisiut-Muzeu Etnografik i Durrësit është në vijim dhe të tjerë objekteve monument kulture, që janë restauruar më parë në vendin tonë, si pjesë e programit “EU4Culture”, që financohet nga Bashkimi Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.