☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.37 ▲0.51%
ARI 4,782 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,788 ▲ +0.53% ETH $2,193 ▼ -0.06% XRP $1.3385 ▲ +0.2% SOL $83.1700 ▲ +0.7%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,782 ▼0.74 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,782 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Naço: Reformë rrënjësore dhe gjithëpërfshirëse ne drejtësi

Reforma ne sistemin e drejtesise-Pavaresia, llogaridhenia dhe profesionalizmi Foto Flori Abazi

Reforma në drejtësi do të jetë rrënjësore dhe  do të cekë të gjitha insitucionet që lidhen me drejtësinë, tha të premten ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Reforma në Sistemin e Drejtësisë, Pavarësia, Llogaridhënia dhe Profesionalizmi”.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë theksoi se kjo tryezë është mjaft e rëndësishme dhe vjen si përgjigje ndaj tryezës së mbajtur më 6 tetor nga Presidenti i Republikës dhe konkluzionet e saj do t’i bashkangjiten konkluzioneve të nxjerra më 6 tetor.

Sa i takon reformës në drejtësi, ministri Naço nuk përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes në Kushtetutë, por kjo, tha ai, do të bëhet vetëm ne bashkëpunim me opozitën. “Reformë do të ketë në të gjitha institucionet. Reformë do të ketë në Shkollën e Magjistraturës, në Konferencën Gjyqësore, në KLD, Gjykata etj”, theksoi Naço. Sipsa tij, të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës duhet të motivohen duke u emëruar menjëherë në prokurori apo gjykatë dhe jo siç ka ndodhur deri më sot. “Konferenca Gjyqësore është një organ, kompetencat e të cilit duhet të rriten, duke e kthyer në një kontrollor të KLD-së dhe anëtarëve të saj, emërimi i të cilëve duhet të ketë kritere edhe më të forta”, vijoi ministri i Drejtësisë.

Reforma ne sistemin e drejtesise-Pavaresia, llogaridhenia dhe profesionalizmi Foto Flori Abazi (2)

Sipas Naços, reforma do të shtrihet edhe në Gjykata. “Gjykatat kanë një fluks të lartë pune dhe kjo e bën të domosdoshme ndërhyrjen për të rritur shpejtësinë e dhënies së drejtësisë. Rritja e kontrollit të gjyqtarëve dhe ndarja më e mirë e punës do të jenë primare në reformën që do të prekë këtë pjesë të sistemit të gjykatave. Gjykata Kushtetuese gjithashtu do të jetë pjesë e reformës”, vijoi Naço.

Ministri i Drejtësisë tha gjithashtu se edhe sistemi i ankesave, ndërmjetësimit, si dhe zyrat e Përmbarimit duhet të marrin një rol më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. “Duke qenë se kjo do të jetë një nga reformat më të mëdha të sistemit të drejtësisë, prania e opozitës dhe të gjithë aktorëve është thelbësore”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.