☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.84 ▲1.91%
ARI 4,541 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,457 ▲ +0.62% ETH $2,018 ▲ +1.67% XRP $1.3209 ▼ -0.22% SOL $82.2600 ▲ +1.34%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Naço takon zyrtarët e lartë të drejtësisë spanjolle: Vullnet për reformat në drejtësi

-Mbi vizitën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço në Spanjë-

 foto-ministri-spanjoll-3Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë në kudër të intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në sistemin e drejtësisë mes dy vendeve.

Në nisje të axhendës së takimeve, Naço është pritur nga homologu i tij spanjoll,  Rafael Catalá. Reformat legjislative në sistemin e drejtësisë në të dyja vendet, iniciativat e përbashkëta legjislative antikorrupsion, bashkëpunimi në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale ndërkombëtare në fushën civile dhe penale, kanë qenë disa nga çështjet e shtruara për diskutim gjatë këtij takimi.

foto-ministri-spanjoll-1Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Qeverinë Spanjolle dhe qasja e njëjtë e të dy qeverive në luftën kundër korrupsionit, terrorrizmit dhe narkotrafikut.

Ministri Naço vlerësoi ndihmën e dhënë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të marrë nga Spanja eksperiencën më të mirë në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë.
Pasi është njohur nga Ministri Naço me reformat e deritanishme të ndërmarra në sistemin e drejtësisë, Ministri i Drejtësisë Spanjolle, Rafael Catalá u shpreh se këto reforma janë në të njëjtën linjë me nismat ligjore dhe principet që Qeveria Spanjolle po realizon, gjë që e lehtëson vendosjen e bashkëpunimit duke garantuar se ndihma dhe asistenca nuk do të mungojnë.

foto-ministri-spanjoll-2Në vijim, Ministri Naço eshtë pritur dhe ka realizuar takime të tjera të nivelit të lartë sikurse me José Ramón Navarro, President i Audiencës Nacionale, Carlos Lesmes, Presidentin e Këshillit të Përgjithshëm të Pushtetit Gjyqësor, institucion ky homolog me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ministri Naço u paraqiti zyrtarëve më të lartë të drejtësisë spanjolle një tablo të reformave të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, si dhe evidentoi vullnetin qeveritar për reformimin e institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë sikurse të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë si dhe Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin e Audiencës Nacionale (Gjykatës Kombëtare), José Ramón Navarro, ndër të tjera është folur edhe mbi procesin e dixhitalizimit dhe implementimit në Audiencën Nacionale të sistemeve të reja elektronike në sistemin gjyqësor, sikurse dosja elektronike gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.