Ndërkombëtarët mbështesin studentët shqiptarë në RMV: Kërkesa e tyre për provimin në gjuhën shqipe, plotësisht…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikalis Rocas dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, i kanë dalë në mbrojtje studentëve shqiptarë në RMV për kërkesën e tyre, të cilët duan të zhvillojnë provimin e jurispudencës në gjuhën shqipe.
Organizatori i kësaj proteste, studenti Mevlan Ademi ka ndarë qëndrimet e ambasadorëve, të cilët kanë dhënë mesazhe të qarta për protestën e zhvilluar ditën e martë para ministrisë së Drejtësisë në Shkup. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai citon edhe fjalët e ambasadorëve për protestën e studentëve shqiptarë dhe sipas diplomatëve, kërkesa e tyre është plotësisht legjitime. “Faktori ndërkombëtar me mesazhe të qarta në lidhje me protestën tonë. Faleminderit shumë Ambasadorit të BE-së, z. Rocas, dhe Ambasadorit të Italisë, z. Palminteri. “…respektimin e plotë të kornizës ligjore në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare.” – Mikalis Rocas “…konsideroj se kërkesa e studentëve për ta zhvilluar provimin profesional në të njëjtën gjuhë në të cilën kanë ndjekur studimet është plotësisht legjitime.” – Paolo Palminteri”-shkruan Ademi.
Përmes protestës, studentët kërkuan respektimin e ligjit për gjuhën që u jep të drejtën shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të marrë shërbime në gjuhën amtare, përfshirë edhe proceset jetike për studentët siç është provimi gjyqësor. Për studentët shqiptarë që zhvillojnë studimet në gjuhën shqipe është vështirësi që provimi i jurisprudencës të bëhet në gjuhën maqedonase. Në mbështetje të studentëve shqiptarë dolën edhe opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ligji për gjuhën në Maqedoninë e Veriut e konsideron si zyrtare gjuhën e komunitetit pakicë që është mbi 20%, në rastin konkret për shqiptarët.
The post Ndërkombëtarët mbështesin studentët shqiptarë në RMV: Kërkesa e tyre për provimin në gjuhën shqipe, plotësisht… appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.