☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▲ +1.15% ETH $2,163 ▲ +0.86% XRP $1.4415 ▼ -0.17% SOL $90.2900 ▲ +0.79%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore”, zbuten masat ndëshkuese

Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj të ri për procedurat tatimore, i cili zbut masat ndëshkuese të disa prej shkeljeve tatimore.

Drafti iu është dërguar biznesit për konsultim.

Për bizneset e mëdha që kanë punonjës të padeklaruar, gjoba ulet nga 500 mijë lekë që është aktualisht në 200 mijë lekë, ndërsa për bizneset e vogla gjoba shkon në 50 mijë lekë. Sipas draftit të ri, nëse shkelja është e përsëritur nuk do të klasifikohet evazion tatimor dhe biznesi nuk do të ndiqet penalisht siç përcaktohet në ligjin aktual.

P/ligji përcakton uljen e gjobave edhe për fshehjen e pagës. Me ligjin aktual bizneset që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve gjobiten me 500 mijë lekë. Por nga 1 korriku masa e gjobës do të jetë sa vlera e detyrimit të padeklaruar për periudhën që provohet shkelja.

Drafti i hartuar nga Financat heq ndëshkimin për punonjësit e paregjistruar të familjes dhe i lejon biznesit të vetkorrigjojë deklaratat tatimore deri në 5 vjet.

Përmes ndryshimeve p/ligji përcakton se bizneset e vogla kryesisht te shitjes me pakicë, me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit, të cilat kapen duke tregtuar mallra të pashoqëruara me faturë do të klasifikohen automatikisht si biznes i madh. Aktualisht dënimi për këtë shkelje është vetëm konfiskim i mallit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.