☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,985 ▲ +1.46% ETH $2,026 ▲ +1.91% XRP $1.3519 ▲ +1.56% SOL $83.7200 ▲ +0.88%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Në gjurmët e babait”/ Drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, vlerësohet me çmim nga Dhoma e Tregtisë

Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë zhvilloi këtë të mërkurë ceremoninë ICTTI Awards , ku u nderuan sipërmarrjet më të mira private për punën e zhvilluar gjatë gjithë vitit në kategori të ndryshme. Një vlerësim i veçantë iu dha drejtueses së Top Channel, Lori Hoxha.
Për të, u dha një çmim i mirënjohjes së veçantë nga kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, për kontributin në botën mediatike shqiptare të televizionit Top Channel.

E surprizuar nga ky vlerësim, teksa mori çmimin “Në gjurmët e babait”, Lori Hoxha falenderoi të gjithë atë që besuan në ëndrrën dhe vizionin e Dritan Hoxhës. Mes dhjetëra sipërmarrësve, trashëgimtarja e Top Channel shprehu bindjen për të vazhduar ëndrrën e të atit, duke e përshtatur me kohën ku jetojmë:

Ta dija që do të flisja publikisht, do të kisha çuar thjesht një mesazh. Megjithatë, për mua është nder shumë i madh që jam mes figurave më të rëndësishme të biznesit shqiptar.

Do të doja të thosha dy fjalë. Top Channel ka nisur si një ëndërr e tim eti dhe është ndërtuar në themele shumë të forta dashurie, dashuri për punën, për familjen, por sidomos për kombin. Vizioni i tij ishte shumë i qartë, megjithatë unë mendoj se asgjë nuk arrihet pa besimin e njerëzve që ke afër dhe besimin e të gjithë shqiptarëve. Unë do të doja t’i falenderoja për besimin që i dhanë ëndrrës së babait tim, sepse ai besim është akoma shumë i fortë sot. Dua realisht t’i falenderoj, sepse besuan aq sa unë që misioni që ka Top Channel është më i madh se emri që e udhëheq.

Unë jam këtu, vetëm sepse besoj akoma në themelet në të cilat Top Channel është ndërtuar dhe jam e bindur që vizionin e tij mund ta përshtas në kohën që ne jetojmë. Po ashtu, besoj që dashurinë që ai kishte për Top Channel, e ka trashëguar më së miri tek unë. Uroj që Top Channel të jetë po aq revolucionar sot dhe uroj të kemi njerëz afër që të na besojnë po aq shumë në të ardhmen, sa na kanë besuar deri tani dhe të besojmë te qëllimi jonë për t’i shërbyer Shqipërisë dhe për ta bërë këtë vend akoma më të mirë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.