Paska shpërthyer debat i madh në atdhe për “qylin” në Amerikë. Shumë shqiptarë “hanë e pinë tek daja”. Është propagandë. Është zhurmë qeveritare. Është “mekanizëm pushtetar”, për të poshtëruar emigrantët, puna e të cilëve ka bërë Amerikën dhe do ta bëjë. Emigrantët, janë dhe mbeten “shpatullat e metalta” të këtij kontinenti ku vetëm puna nuk të le në baltë, vetëm puna dhe vullneti për të marrë rreziqe biznesi, të bën të jesh njeri dhe amerikan i lirë.
Unë dëshmoj: Ikanakët shqiptarë në Amerikë, janë shembull i madh i punës. suksesit dhe sakrificës. Kam qindra shembuj t’u sjell, qindra shqiptarë “puthin” djersën e tyre. Do t’i rreshtoj shkurt, por le të filloj me veten: Sapo arrita këtu më 31 tetor 1999, brenda një muaji fillova punë, dhe po aq shpejt “boshatisa” dhomën në bodrum të sponsorëve të mi amerikanë Maura Schwartz dhe Stan Nowkovski. Shumica e miqve të mi i njeh. Fillova një punë të përkohshme në USPS. Në Aeroport lëviznim pakot e shumta të krishtlindjeve, letrat, librat e postuar dhe revistat. Ishte i ftohtë i madh. Mund të punonim jashtë vetëm 25-30 minuta ku merrnim dërgesat që vinin me avion. Ishte temperature -25. Na bëheshin “qyrat kallam”…Sa me qejf e fillova atë natë të parë të punës. Merrja vetëm $12.00 në orë dhe punoja duke kënduar. “Pse kaq i gëzuar”, më pyeti një amerikan që ishte veteran i luftës në Vietnam. “E si mos këndoj…Për 8 orë pune bëj rrogën e një muaji si gazetar në Shqipëri” i thashë dhe ai më përqafoi amerikançe… Mu kujtua shprehja e stërthënë kur vjen në Amerikë “harro se ç’ke qenë tek vendi jot, shiko ç‘mund të bëhesh këtu…”
Ne ikëm nga vendi unë jo thjesht “për kalamajtë”, jo thjesht për “jetë të lirë”, ikëm sepse deshëm të ndërtonim me vullnetin tonë ëndrrat ekonomike, si “bazamenti” i çdo lloj lirie…
Ikanakët shqiptarë në Amerikë, janë njerëzit më të suksesshëm. Ata janë frymëzim që i kam takuar kudo ku kam shkelur në Shtetet e Bashkuara. Këto radhë i shkruaj për ta, për miqtë e mi shqiptarë, që kudo që i ka hedhur fati kanë “mbetur më këmbë” duke marshuar drejt suksesesh të fushave përkatëse. E kë të sjelle më parë si shembull? Nga ata “të shkollës së Dakës”, kujtoj p.sh. me plot krenari: Aldi Krajën, Niko Qafokun, Robert Magarin, Agron Ҁollakun, Edmond Skënderi (Canada), Tefik Skera (Canada),Fatmir Mustën, Lefter Dakun, Vasil Dhanën, Feride Dakun, Ernest Gocën, Thanas Sahatçiun, Ali Canin, Llesh Ndocin, Mentor Canen, Vangjel Damon, Harun Pucin…Lista nuk mbaron. Shumica edhe pse “në moshën për pension”, vijojnë punët.Të gjithë të suksesshëm që komentet tuaja mbase shtojnë edhe të tjerë…
Shqiptarët në Minnesota, janë të gjithë “në krye të punëve”: me biznese, shërbime, ide e novacione. As edhe një shqiptar i këtushëm, nuk është shfaqur në ndonjë “listë somaleze” ku janë shpenzuar dollarët me “projekte fantazmë”. Kam njohur shumë djem shqiptarë që të dashuruar me vajza nga Minnesota, nuk u bënë kurrë “kollovarë”, por kanë krijuar familjet dhe janë në punë dhe biznese. Kanë sjellë prindër dhe i kanë angazhuar në punë të ndryshme edhe pse në moshë madhore…
Ne ikanakët shqiptarë jemi të paepurit e punës. Nuk pranojmë “qyle federale” as shtetërore, por kemi duart dhe mendjet tona. Shembujt që njoh, kthehen tek unë si energji dhe nxitje për të mos ndalur së punuari. Le të kujtoj disa që kanë ardhur këtu në “Moshë madhore” dhe nuk kanë lakmuar asistenca dhe “shërbime qyl”, por i janë futur punës që u ka dalë përpara: Kudret Zerka, ish-mësues, ish-kryetar komune, erdhi gati në moshën 50 vjeçar, por dhe nuk i bëri naze punës; Fatmir Mimini erdhi gati 60 vjeçar dhe punoi përditë në Aeroportin e Detroitit, gazetari televiziv dhe shkrimtari Petro Lati, erdhi me bashkim familjar, po në moshë jo të re, por punoi në shërbim të klientëve, dy prindërit e Mike dhe Hektor Salës, janë mbi të 80-tat, por përditë shkojnë dhe kujdesen për restorantin familjar “Buterfly Club” … Shqiptarët janë “ujqër të punës”. Në Miçigan, Gramoz Muçi, është një shembull tjetër i “fillimit nga zero”… Flas për shumicën që duhet ta kemi shembull, jo për hileqarë e qylaxhinj shtetërorë…
Këto radhë janë për njeriun e punës në Amerikë. Ata nuk janë vetëm shqiptarët. Janë nga e gjithë bota, që mëngjesi i gjen tek puna dhe darka i mbledh tek familja. Pikërisht, në disrespekt të këtij shpirti pune, në Tiranë, mes kafeneve luksoze plot, poshtërohet vullneti punëdashës i ikanakëve dhe thuhet: “Amerika?!-Punë dhe kominoshe. Qejfi bëhet në Europë dhe Tiranë”. Unë them Amerika është punë, fat, sukses ndërsa qejfin bëje “sipas xhepit”…Ky lloj qejfi shijon.
Unë nuk kam evidence qeveritare. Unë thjesht rrëfej për ato që kam përjetuar vetë dhe shembujt që kam parë me sytë e mi. Jam njeriu që kam shëtitur gati kudo dhe po kudo kam gjetur shqiptarë që të rrëfejnë me krenari për atë që u ka dhënë puna dhe biznesi në Amerikë. Ata janë shumë. Ky shkrim është në nderim dhe respekt të këtij shpirti të paepur të shqiptarëve emigrantë në Amerikë…
Ne kudo që shkojmë “bëjmë hajër”, veç në Shqipëri “ahemi me njëri jetrin” dhe pamëshirshëm duam ta shohim atë që punon “të pjekur në hell”…
Puna, vetëm puna të nxjerr në dritë, të bën qytetar në Amerikë dhe kudo…
Shefqet Meko
Minneapolis, 15 Janar 2026
-Nuk ka “drekë qyl” në Amerikë-