🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,436 ▲1.45%
DOW 45,730 ▲1.14%
NASDAQ 21,195 ▲1.92%
NAFTA 104.59 ▲1.66%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▼ -1.25% ETH $2,059 ▼ -0.85% XRP $1.3199 ▼ -2.19% SOL $81.0700 ▼ -4.31%
S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,436 ▲1.45 % DOW 45,730 ▲1.14 % NASDAQ 21,195 ▲1.92 % NAFTA 104.59 ▲1.66 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Në mbledhjen urgjente u hap gara”, Gjekmarkaj për drejtuesin e RTSH: Anëtarët e Këshillit Drejtues u zgjodhën në kundërshtim me ligjin, të dorëhiqen!

Agron Gjekmarkaj, në cilësinë e kryetart të Komisionit të Edukimit dhe Medias deklaroi se Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar është mbledhur sot me urgjencë dhe ka vendosur hapjen e garës për pozicionin e drejtorit të institucionit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj theksoi se ky këshill nuk ka legjitimitet për të përcaktuar drejtimin e këtij medias publike.

Sipas Gjekmarkajt, procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues është bërë në kundështim me ligjin dhe në shkelje të procedurave, duke shtuar se asnje kandidat nuk përfaqëson opozitën shqiptare.

REAGIMI I GJEKMARKAJT

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar është mbledhur sot me urgjencë dhe ka vendosur hapjen e garës për pozicionin e drejtorit të institucionit!

Ky “këshill” që 6 muaj më parë nxitoi të largonte drejtorin në detyrë, për të krijuar kaos në institucion u vonua 6 muaj të përmbushte detyrimin karshi ligjit.

Përtej nxitimit për t’i ikur ballafaqimit me ligjin, Këshilli aktual nuk ka legjitimitet për të përcaktuar drejtimin e këtij medias publike.

Procesi rrufe i rinovimit të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, përfshirë edhe kryetarin e Këshillit i nisur në shtator të vitit të shkuar u mbyll në mënyrë tragji-komike me përfaqësuesin e “opozitë parlamentare” si kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit. Ky kandidat “përzgjodhi” në emër të opozitës kandidatët për në Këshill Drejtues.
Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues është bërë në kundështim me ligjin, është bërë në shkelje të procedurave, është bërë në thyerje të frymës dhe gërmes së ligjit. Arroganca e shumicës ka shkuar deri aty sa të zgjidhen si anëtarë në këtë këshill, kandidatë në konflikt të pastër interesi dhe mbi të gjitha ASNJE kandidat nuk përfaqëson opozitën shqiptare.

RTSH është institucion që në shumicën dërrmuese financohet nga tarifa që paguajnë të gjithë familjet shqiptare. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik.

Për gjendjen kaotike ku ndodhet institucioni dhe për përgjegjësitë individuale dhe kolektive mund dhe duhet të shprehen organet e drejtësië. Ajo që opozita kërkon sot është kthimi në rrugën e arsyes, të ligjit dhe të logjikës.

Në vend të hapjes së procesit për të zgjedhur drejtorin duhet hapur procesi në Parlament për të formatuar Këshillin Drejtues ashtu sic e kërkon ligji dhe mbi të gjitha interesi publik.Ju bëj thirrje në radhë të parë kandidatëve në Këshillin Drejtues që janë në konflikt interesi me ligjin të japin dorëheqjen! Po ashtu kjo ftesë i drejtohet edhe anëtarëve që “përfaqësojnë” opozitën! U bëj thirrje të japin dorëheqjen jo vetëm si interes i opozitës sot por edhe si dëshmi e integritet profesional, moral e qytetar!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.