🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,653 ▼0.94%
DOW 46,378 ▼1.31%
NASDAQ 22,254 ▼1%
NAFTA 96.29 ▲0.8%
ARI 4,862 ▼2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,336 ▼ -4.59% ETH $2,189 ▼ -6.4% XRP $1.4564 ▼ -5.13% SOL $89.8200 ▼ -5.78%
S&P 500 6,653 ▼0.94 % DOW 46,378 ▼1.31 % NASDAQ 22,254 ▼1 % NAFTA 96.29 ▲0.8 % ARI 4,862 ▼2.93 % S&P 500 6,653 ▼0.94 % DOW 46,378 ▼1.31 % NASDAQ 22,254 ▼1 % NAFTA 96.29 ▲0.8 % ARI 4,862 ▼2.93 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Në një shtëpi, 70 votues. Elez Gjoza: Sulm politik. Reagon ashpër LSI

Policia e Tiranës kallëzon në Prokurori administratorin e Njësisë Bashkiake numër 2, Elez Gjoza.

Sipas bluve të kryeqytetit, 58-vjeçari, nga viti 2013 e në vijim, ka regjistruar fiktivisht 70 persona me të njëjtin kod banimi me atë të banesës së tij.

Ky veprim, sipas policisë, është bërë me qëllim ndikimin në zgjedhjet e 25 qershorit.

Hetuesit dyshojnë se transferimi i të dhënave të gjendjes civile është bërë në këmbim të votës dhe premtimeve për vende pune. Por Gjoza thotë se dosja është mbyllur nga prokuroria ndaj, sipas tij, ky është një sulm politik.

“Kjo është për mua, në mënyrë absolute, me tendencë politike. Ky problem është ezauruar në 2013 nga Prokuroria. Në banesën time kanë ardhur të regjistruar me kontratë noteriale dhe të gjithë janë të larguar, jo 70 persona, mbase dhe më shumë. Të gjithë janë larguar nëpër shtëpitë e tyre me qira duke funksionuar sipas ligjit të gjendjes civile”, shprehet Elez Gjoza, administratori i Njësisë Bashkiake numër 2.

Gjoza reagoi sërish nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi akuzat e ngritura ndaj tij, ku edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama lëshoi akuza të forta ndaj policisë, e cila sipas tij, po përdoret për të goditur rritjen e mbështetjes ndaj kësaj force politike.

“Edhe pse u hoqën 12 drejtorë, karteli i drogës vazhdon të përdorë drejtorin e Policisë. Ministri Demiraj të kryejë detyrën ose të dorëhiqet”, tha Luan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.