Ekonomia

Në Parkun e Liqenit mbillen 200 pemë të tjera të llojit selvi

Pas mbjelljeve të qershive japoneze një javë më parë, Parkut të Liqenit i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera të llojit selvi, që janë mundësuar nga Bashkia e Tiranës dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Pemët u mbollën në rrugën hyrëse të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, në zonën e Fakultetit Gjeologjik, e cila do të emërtohet edhe si “Rruga e 1000 Selvive”, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të Kryeqytetit për shkak të mbizotërimit të kësaj peme aty.

Në mbjelljen e pemëve të selvisë morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si dhe kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe. Teksa falenderoi kryegjyshin botëror për këtë kontribut, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo është një tjetër dëshmi e punës së përditshme që Bashkia e Tiranës po bën për pasurimin e Parkut të Liqenit, jo vetëm me sipërfaqe të gjelbra, por edhe me shtim pemësh.

“Me këtë donacion, numri i pemëve të mbjella në Parkun e Liqenit shkon në 3 mijë, nga 7 mijë që kemi mbjellë gjithsej në këto 7 muaj në gjithë qytetin e Tiranës. Në fund të ditës, secili prej nesh gjykohet nga veprat dhe jo nga fjalët. Unë besoj se ashtu si secili në detyrën e tij gjykohet nga veprat, ashtu edhe puna jonë do të gjykohet nga sa pemë realisht kemi mbjellë dhe jo sa shumë kemi bërtitur për natyrën”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.

Ndërsa, kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se  mbjellja e 200 selvive vjen në kuadër të një feste shumë të rëndësishme për komunitetin bektashi dhe që simbolizon pikërisht rigjallërimin e natyrës.

Një pjesë e pemëve të selvie janë dhuratë nga komuniteti Bektashian në vigjilje të Ditës së Sulltan Nevruzit, festa e ardhjes së pranverës, e cila simbolizon rigjallërimin e natyrës. Selvia cilësohet si druri më i bukur i florës mesdhetare, ka një rritje që shkon deri në 30-35 m lartësi, duke krijuar një korridor fantastik të gjelbër dhe konsiderohet si një nga pemët karakteristike të zonës së Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button