Në Poloni “dashurohen” me futbollistin e Shqipërisë, arrihet marrëveshja për transferimin e anësorit kuqezi
Autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen e fundit 2-1 ndaj Polonisë, Arbër Hoxha, do të largohet nga Dinamo Zagreb në fund të këtij sezoni dhe do të transferohet pikërisht në kampionatin polak.
Mediet polake bëjnë me dije se është arritur marrëveshja paraprake mes palëve për transferimin e Arbër Hoxhës te Widzew Lodz, ekip ku luan edhe mesfushori i Shqipërisë, Julian Shehu.
Vlera në treg e anësorit kuqezi është 2.5 milionë euro dhe kjo mesa duket do të jetë shuma që do të paguajë klubi polak. Por, marrëveshja është e kushtëzuar nga qëndrimi i Widzew Lodz në elitë dhe do të anulohet nëse skuadra bie nga kategoria.
Arbër Hoxha ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste këtë sezon për klubin kroat, që kryeson renditjen me 10 pikë më shumë se rivali kryesor, Hajduk Split.
The post Në Poloni “dashurohen” me futbollistin e Shqipërisë, arrihet marrëveshja për transferimin e anësorit kuqezi appeared first on Telesport.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.