Ekonomia

Në vjeshtë biznesi fason do të përfitojë 5 milionë USD

Fason-622x350Në Vjeshtë një shumë prej 5 milionë USD, pjesë e Fondit të Nxitjes së Punësimit, do të shpërndahet si pjesë e paketës fason dhe do të jetë vetëm për biznesin fason.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, e bëri këtë fond të ditur gjatë turit “Punë të mbarë”, që po zhvillon në rrethe të ndryshme për t’u njohur me të gjitha kompanitë dhe bizneset fituese nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit.
Përfitues të këtij fondi janë shumë biznese në qytete të ndryshme, si në rrethin e Vlorës, ku kanë përfituar 9 projekte me 204 të punësuar në fusha si, shërbime hoteleri, prodhim mobilje, duralumin, prodhim konfeksione, prodhim këpucësh, në Berat ku përfituan punë 60 gra në kompaninë fason “Berat Konfeks” etj.
Gjithsej, me programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit deri sot janë punësuar 3000 punëkërkues të papunë.
Programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë të rëndësishme, pasi punësohen njerëz, të cilët njëkohësisht dalin nga skema e ndihmës ekonomike dhe angazhohen në punësim real.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button