IntervistaKronika

Nëna e katër fëmijëve: Cane po priste t’i çoja vajzën në zyrë

Intervista

“Para pesë vitesh humba besimin te policia, tani më mbrojnë”

investigimNëna e katër fëmijëve, e cila kërkoi ndihmën e medias për të denoncuar sekretarin e zyrës së deputetit, ka shpjeguar se pas regjistrimit të bisedës, ajo i është drejtuar policisë, me qëllim për ta denoncuar. Në një intervistë të shkurtër për “News24”, ajo ka shpjeguar se makthi kishte shtatë muaj që kishte nisur.

Ju, kur i jeni drejtuar policisë për herë të parë për ta denoncuar këtë rast?

Unë i jam drejtuar mbrëmë (parmbrëmë) në darkë, pasi kjo çështje më shkatërroi, kishte shtatë muaj rresht që ky person kërkonte diçka nga familja ime. Ka pesë vjet që më ka vdekur burri dhe kam katër fëmijë. Jam përpjekur të kërkoj punë dhe strehë për fëmijët. Në lidhje me këtë rast nuk u drejtova direkt te policia, pasi më kishte humbur besimi pesë vite më parë, kur u kërkova të më ndihmojnë pas vdekjes së burrit.

Nuk keni pasur besim te policia?

Po, nuk kam pasur besim te policia. Më thanë pse nuk je drejtuar në polici dhe i thashë që nuk kam besim.

Kur i keni marrë sinjalet e para nga ky person?

Kam shtatë muaj rresht që i kam shkuar për të kërkuar punë. Dhe herën e parë kërkoi kafe, pastaj kërkonte marrëdhënie seksuale. Më erdhi e papritur dhe mendova që nuk mund të më besojë askush mua, se jam grua e pambrojtur.

Zoti Cane si reagoi?

I thashë se ç’janë këto që thoni, ti je në punën e shtetit këtu. Më tha që do të kesh përfitime që jam unë në këtë zyrë, se do të ishte shans i mirë për mua. Zoti Cane mblidhte ankesat e njerëzve nevojtarë.

Çfarë reagimesh keni marrë pasi është publikuar kjo video?

Për momentin jam në punë dhe jam në një familje, se po pastroj një shtëpi. Jam e shokuar dhe e frikësuar.

Keni marrë ndonjë mesazh kërcënues?

Deri tani nuk kam marrë asnjë mesazh, asnjë kërcënim. Jam e frikësuar se kam tre fëmijë në shtëpi, në çdo moment mund të ndodhë diçka. Megjithatë, policia na ka mbrojtur, deri tani punonjësit e policisë janë sjellë shumë mirë. Por kam frikë se nuk e di sa do të vazhdojë kjo situatë.

Si e regjistruan Canen? A ishte ai në punë?

Ka qenë në vendin e punës kur u realizua videoja dhe kishte organizuar gjithçka, priste që fëmija t’i shkonte në zyrë.

Si është gjendja e vajzës?

Vajza vazhdon të marrë ilaçe dhe është shumë e frikësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button