Ekonomia

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës për mësuesit

Pas shumë përplasjesh dhe diskutimesh mes Ministrisë së Arsimit dhe sindikatave së mësuesve për kontratën kolektive të punës, duket se gjithçka është zgjidhur. Ditën e stome MAS ka nënshkruar kontratën kolektive për mësuesit me dy sindikatat.

“Kjo kontratë është mbrojtja më e mirë për mësuesit dhe personalitetin e tyre. Afati i kontratës është një vit e gjysmë. Në kontratë është sanksionuar që punëdhënësi të rrisë pagën jo më pak se dyshi i inflacionit të shpallur”, janë shprehur përfaqësuesit e sindikatave.

Mësuesit, prej një vitit punojnë pa kontratën kolektive të punës dhe kjo herë ngritur herë pas here si problem pranë ministrisë.

Veç kësaj sindikatat bënë të ditur se do të ketë shpërblim për mësuesit në këto festa, por jo rrogë të 13-të.  Sipas sindikatave mësuesit nuk kanë marrë shpërblim në vitin 2013, 2013 dhe 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button