☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.75 ▲4.9%
ARI 4,421 ▼2.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,395 ▼ -3.16% ETH $2,073 ▼ -5.32% XRP $1.3729 ▼ -3.68% SOL $87.6100 ▼ -5.88%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.75 ▲4.9 % ARI 4,421 ▼2.89 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.75 ▲4.9 % ARI 4,421 ▼2.89 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
roze

Nesër “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj zbulon detajet ekskluzive: Emri i Kryeplakut dhe konkurrentë që nuk i keni parë kurrë në show

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit të shumëpritur Ferma VIP, që këtë sezon të tretë vjen nën drejtimin e Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar edhe nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”.

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Sipas tij, çdo detaj është çuar në një nivel tjetër:

Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si “autostradë” që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin. .”

Regjisori zbuloi se do të dominojë fusha e artit në përzgjedhjen e konkurrentëve:

Janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.” Ai shtoi se “99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show”, duke premtuar surpriza dhe dinamika të reja.

Një nga risitë më të mëdha mbetet edhe transformimi i ambientit:

Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos,” tha Grishaj, ndërsa shtoi se “pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze”.

Për sfidat dhe përmbajtjen e spektaklit, ai u shpreh:

Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbiellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.”

Teknologjia është një tjetër element kyç këtë sezon.

Janë kamerat e fundit që përdoren edhe në finalet e botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League,” deklaroi ai, duke shtuar se “kam dashur të fus një frymë kinematografike në program”.

Për opinionistët, Grishaj zbuloi një kombinim interesant:

“Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.” Ndërsa rolin drejtues: “‘Kryeplakja do të jetë Arbana nga studioja.”

Sa i përket përmasave të produksionit, ai dha shifra mbresëlënëse:

Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” ndërsa në natën e parë “do të hyjnë rreth 24 fermerë”.

Sfida më e madhe për të si regjisor? “Realizimi i çdo detaji në kohë rekord,” tha ai, duke zbuluar edhe prapaskenat: “Mbrëmë kemi qenë deri në orën 3 të mëngjesit në studio.”

Ndërsa për natën e parë, pritshmëritë janë maksimale:

Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim,” tha Grishaj, duke shtuar me humor: “Shpresojmë që edhe koha të na favorizojë… urojmë që në orën 9:00 të ketë një pauzë sa të fusim banorët brenda.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.