Kronika

Nesër vjen Vuçiç, blindohet Tirana e ambasada serbe. Ja rrugët që do bllokohen

Nga: Spartaak Koka*

Në kuadër të të vizitës dy ditore të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç e gjithë policia e Tiranës është vënë në gatishmëri të plotë. Me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit është hartuar një plan masash me detyra konkrete, për secilin sektor të policisë.

Më konkretisht nga ora 10:00 do të ketë kufizim deri në bllokim të hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës. Do të ketë bllokim të aksit Rinas- Qafë Kashari. Mbikalimi i Kamzës -Rruga e Durrësit -Sheshi Skënderbej- Bulevardi Dëshmorët e Kombit- Sheshi Nënë Tereza. Kryeministri serb mbërrin në Rinas në orën 11:00. Çdo mjet që do të gjendet në rrugë kalimin e delegacionit do të konsiderohet i rrezikshëm dhe do bëhet bllokimi i tij me karrotrec. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete, të përdorin shërbimin publik dhe motiçikleta. Plan masash konkret do të ketë specifikisht për ambasadën serbe e cila do të “blindohet” nga shërbime policore të rendit.

Nuk do të lejohet asnjë mjet i parkuar pranë ambasadës serbe që nga mbrëmja e sotme dhe rrugët lidhëse me ambasadën. Duke filluar nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas-Qafë Kashar- Sheshi Shqiponja-Rruga Dritan Hoxha (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit- Sheshi Skënderbej-Bulevardi Dëshmorët e Kombit -Rruga Ismail Qemali (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave. Të angazhuar do të jenë në terren dhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e antiterrorit në policinë e Shteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button