Nga 1 nëntori shtrenjtohet energjia/ Vendimi edhe pse çmimi në bursa u ul
Institucioni që zyrtarisht vendos për rritjen e çmimit ka marrë vendim për të nisur nga 1 nëntori rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 4.4 herë më shumë për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në një muaj.
Vendimi për fashën është marrë më herët por aplikimi ishte shtyrë për shkak se situata energjetike u përmirësua. Shtyrja u bë pothuajse me vendim politik dhe u komentua si një lëvizje elektorale, por situata energjetike u përkeqësua për shkak se në liqenet e hidrocentraleve nuk ka ujë.
Për këtë arsye ERE njoftoi këtë të premte se nga 1 nëntori fillon llogaritja e çmimit të rritur për ata që shpenzojnë më shumë. Ky vendim vjen në një moment kur qeveria morri ndihmën prej 80 milionë euro vetëm një ditë më parë. Ja cfarë tha presidentja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen:
“Do të jenë 80 milionë euro në grante dhe në rast se e kam kuptuar siç duhet, ju keni një sistem që është i mirë, pra funksionin për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla në këtë kohë të vështirë.”
Kjo ndihmë prej 80 milionë euro ju dha qeverisë shqiptare që të kompesojë diferencat e blerjes së energjisë në bursa. Qeveria shqiptare morri vendim për fashën 800 kilovat ndërsa u përball me cmime të rritura në bursat ndërkombëtare. Në fund të gushtit çmimi në bursë arriti 749 euro.
Ky ishte një argument i fortë për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë. Por sot në këtë bursë çmimi i energjisë ka rënë në 136.5 euro dhe sektori energjetik shqiptart e blen energjine shume me lire. Në këtë mënyrë nuk qëndron aspak argumenti i çmimit të lartë për shkak të efektit të luftës. Kriza aktuale i faturohet vetëm luftës ndërkohë që pjesën më të madhe të saj e shkakton keqmenaxhimi i burimeve hidrike në hidrocentrale duke mos parashikuar dhe planifikuar për ditët e vështira.
Në fund faturën do e paguajnë familjarëve që ju kërkohet të përdorin dushin më rrallë dhe të lajnë rrobat më pak në rast të kundërt fatura e energjisë nga një nëntori do bëhet e papërballueshme.