🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.22 ▲0.36%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,153 ▲ +1.36% ETH $2,213 ▲ +1.31% XRP $1.3413 ▲ +0.65% SOL $83.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Nga 1 prilli Serbia i njeh diplomat e Kosovës

Nga 1 prill Serbia pritet t’i njohë të gjitha diplomat që nga niveli fillor deri tek ai i doktoraturës të dhëna nga institucionet e Republikës së Kosovës, konfirmoi për Kosovapress Arjeta Rexhaj, këshilltare e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

“Nga negociatat e fundit në Bruksel të zhvilluara para një jave lidhur me këtë çështje, është arritur që marrëveshjet e realizuara prej pesë vjetësh lidhur me njohjen e diplomave, të fillojnë së zbatuari nga 1 prilli 2016”, tha Rexhaj.

Sipas saj, duke filluar nga data 1 prill 2016, brenda tre muajve do të njihen edhe të gjitha diplomat që nuk janë njohur tash e pesë vjet.

“Më 1 prill 2016 fillon zbatimi i marrëveshjes së diplomave. Serbia ka dështuar në zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave universitare për më shumë se pesë vjet që nga arritja e marrëveshjes më 2011. Një marrëveshje e re është arritur më 29 shtator 2015, e bazuar në atë të vitit 2011 dhe e zgjeruar për të përfshirë njohjen e të gjitha diplomave që nga shkolla fillore deri në doktoraturë. Në vend të zbatimit, Serbia përsëri ka kontestuar disa pjesë të saj me tendenca politike, mirëpo pala e Kosovës ka refuzuar kategorikisht ndryshimet e propozuara. Pas heqjes dorë të kërkesave nga ana e Serbisë, më 19 janar 2016 është arritur rikonfirmim i marrëveshjes së 29 shtatorit 2015. Më 1 prill fillon zbatimi i marrëveshjes, ndërsa diplomat që janë në pritje të njohjes tash e pesë vjet do të njihen brenda tre muajsh”, ka thënë Rexhaj nëpërmes adresës elektronike.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me këtë çështje ditë më parë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë për Kosovapress-in se kjo çështje i takon pikërisht zëvendësministres Edita Tahiri.

1 Koment

  • UROSH LESHI 30 March 2016, 15:51

    Une kame then!! SAerbija de fakto e ka njohur pavarsin e DARDANIS.Po per fate te keq,Zyrtarishte ende se ka njohur.Po dfhe kjo dite do vij.
    Po "VV." eshte qe ende seka njohur pavarsin e DARDANIS.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.