☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,574 ▲0.69%
DOW 46,595 ▲0.55%
NASDAQ 21,814 ▲1.04%
NAFTA 100.24 ▼1.12%
ARI 4,771 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,110 ▲ +0.4% ETH $2,130 ▲ +1.43% XRP $1.3484 ▲ +0.72% SOL $83.7900 ▲ +1.15%
S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 % S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Nga Siria në Los Anxheles, qirinj të ndezur për viktimat e Parisit

 Pas fikjes së dritave në kullën ”Eiffel” në Paris, banorët e Dumas, në provincën e Damaskut në Siri, ndezën qirinj dhe përkujtuan 129 të vrarët në një seri sulmesh terroriste, që ndodhën të premten në mbrëmje në Paris, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në mënyrë të ngjashme viktimat e pafajshme u përkujtuan edhe nga banorët e Los Anxhelesit, të cilët ishin mbledhur jashtë konsullatës së Francës në këtë qytet.

Përveç kësaj, grupe të caktuara vendosën të përkujtojnë ata që u vranë me këngë franceze.

Viktimat u përkujtuan edhe nga banorët e Athinës, ku të organizuar në grupime të vogla dënuan çdo lloj terrorizmi.

Grupi i përbërë nga grekë dhe francezë u mblodhën jashtë ambasadës franceze në Athinë, ku ndezën qirinj dhe vendosën kurora lulesh për të gjitha viktimat e pafajshme të sulmit terrorist, i cili u dënua nga shumë zyrtarë të qeverisë greke.

Anembanë botës me ngjyrat e flamurit francez janë ndriçuar institucionet shtetërore dhe monumentet.

Midis tyre janë Engjëjt e Pavarësisë në Meksikë, Porta e Brandenburgut në Berlin, Qendra Botërore Tregtare në Nju Jork, monumenti i Jezusit në Rio de Janeiro, stadiumi Wembley në Londër, ndërtesa e operas në Sydney e tjerë.

Prokuroria në Paris, tha se numri i të vrarë në sulmet terroriste që ndodhën të premten në kryeqytetin francez është rritur në 129 persona.

Në sulmet, për të cilat përgjegjësinë e mori organizata terroriste ISIS, u plagosën 352 persona, ndërsa 99 persona janë në gjendje kritike.

Tani për tani dihet se në sulmet në disa zona të Parisit morën pjesë tetë anëtarë të organizatës terroriste ISIS, në mesin e të cilëve edhe një shtetas francez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.