Ekonomia

Nga sot, lejet e ndërtimit vetëm në mënyrë elektronike

Nga sot ,1 shtator, çdo aplikim për lejen e ndërtimit  bëhen vetëm në mënyrë elektronike.

Sistemi elektronik për lejet e ndërtimit realizon njëkohësisht parimin e shërbimit me një ndalesë përmes ndërveprimit elektronik të të gjitha institucioneve të përfshira si dhe do të evitojë vonesat në vendimmarrje.

Sistemi funksionon:  Së pari, aplikimi për leje kryhet vetëm online në portalin e-Albania, ku secili aplikues do të aksesojë me kredencialet e tij. Aplikuesi duhet të plotësojë hap pas hapi të dhënat e kërkuara lidhur me llojin e kërkesës që paraqet (p.sh. leje ndërtimi, shtyrje afati, leje përdorimi, plotësim dokumentacioni etj); llojin e kategorisë së ndërtimit (standarde apo kompleks); nëse është procedurë e përshpejtuar dhe të dhënat e pronës ku ndërtohet.

Më pas, është sistemi që do të mund të lidhet dhe marrë automatikisht të dhëna nga regjistrat e gjendjes civile dhe QKR.

Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuesi, pasi të jetë nënshkruar prej personave përkatës me firmë elektronike, bashkë me një deklaratë të vetë aplikuesit lidhur me vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem.

Gjatë gjithë procesit, aplikuesi do të njoftohet me e-mail lidhur me statusin e aplikimit të tij dhe do të marrë po kështu me e-mail njoftim për të gjitha vendimet që do të merren lidhur me aplikimin e tij

Pas dërgimit të aplikimit, sistemi do të njoftojë nëpunësit e Bashkisë kompetente ose të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në rastin e lejeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, në e-mailin e tyre zyrtar, lidhur me faktin se nje aplikim është në pritje për shqyrtim në llogarinë e tyre, përmes portalit e-Albania.

Gjithë sistemi do të monitorohet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, si kontrollues final automatik i gjithë procesit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button