🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,788 ▲0.09%
DOW 47,540 ▼0.35%
NASDAQ 22,764 ▲0.3%
NAFTA 86.10 ▲3.18%
ARI 5,192 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -0.97% ETH $2,066 ▼ -0.49% XRP $1.3965 ▼ -2.61% SOL $86.6600 ▼ -1.61%
S&P 500 6,788 ▲0.09 % DOW 47,540 ▼0.35 % NASDAQ 22,764 ▲0.3 % NAFTA 86.10 ▲3.18 % ARI 5,192 ▼0.96 % S&P 500 6,788 ▲0.09 % DOW 47,540 ▼0.35 % NASDAQ 22,764 ▲0.3 % NAFTA 86.10 ▲3.18 % ARI 5,192 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Ngecin punimet për ndërtimin e fabrikës gjermane në Strugë

eeThuajse gjysmë viti pas hedhjes së themeleve për ndërtimin e fabrikës të kompanisë gjermane “ODV Elektrik” në zonën teknologjike industriale mes Strugës dhe Ohrit, në të cilën morën pjesë krerët më të lartë politik të vendit, në terren thuajse nuk ka asgjë. Ndërtimi i fabrikës, sipas paralajmërimeve të pushtetit, duhet të përfundojë në qershor dhe në të duhet të punësohen një mijë njerëz nga ky rajon. Ambasadorja gjermane në Shkup, Kristine Alt’hauzer, tha se për momentin nuk ka informata të reja. “Edhe ne nuk kemi informata të reja. Sipas informatave tona, fabrika duhet të hapet në qershor, por nuk kemi çfarë të shtojmë diçka të re”, deklaroi Kristine Alt’hauzer, ambasadore e Gjermanisë.

Kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, pohon se gjithçka po ecë sipas dinamikës për të cilën janë marrë vesh Qeveria dhe Komuna. “Në zonën e lirë Ohër-Strugë, në këtë moment për shkak të kushteve të këqija të motit, punët janë ndërprerë përkohësisht. Menjëherë pas përmirësimit të kushteve do të vazhdojnë punimet dhe ashtu siç është paralajmëruar edhe nga “ODV Elektrik” do vazhdojnë me ndërtimin e fabrikës së re ku do duhet të angazhohen teknologji të reja dhe të krijohen vende të reja të punës”, tha Nikolla Bakraçeski, kryetar i Ohrit.

Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, nga ana tjetër ngriti shqetësimin për anashkalimin e mundshëm të banorëve të Strugës gjatë punësimeve në këtë fabrikë, pasi siç tha ai nuk ishte ftuar as në eventin kur u paralajmërua ky investim.

“Ne do të kemi një zonë të lirë ekonomike në Strugë dhe fatkeqësisht frika ime është që të gjitha punësimet do t’i bien nga Ohri pasi i tillë është pozicioni i BDI-së në Qeveri, por tani që ka zgjedhje unë shpresojë të ndryshojë situata dhe atëherë do të marrë formë dhe karakter të mirëfilltë zona e lirë ekonomike e Strugës”, Ziadin Sela, kryetar i Strugës. Edhe pse fabrika duhet të fillojë të funksionojë në qershor, kjo zonë me muaj të tërë qëndron e rrethuar me rrethojë. Në hyrje të saj ka portë të madhe hekuri e cila sot ishte e mbyllur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.