☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,781 ▲2.49%
DOW 47,812 ▲2.64%
NASDAQ 22,677 ▲2.99%
NAFTA 94.61 ▼16.24%
ARI 4,787 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,728 ▲ +5.15% ETH $2,224 ▲ +6.91% XRP $1.3588 ▲ +4.51% SOL $83.5900 ▲ +5.61%
S&P 500 6,781 ▲2.49 % DOW 47,812 ▲2.64 % NASDAQ 22,677 ▲2.99 % NAFTA 94.61 ▼16.24 % ARI 4,787 ▲2.18 % S&P 500 6,781 ▲2.49 % DOW 47,812 ▲2.64 % NASDAQ 22,677 ▲2.99 % NAFTA 94.61 ▼16.24 % ARI 4,787 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ngrihet komisioni për projektligjin e “Trepçës”

Qeveria e Kosovës ka themeluar një komision të posaçëm, i cili brenda dy muajve duhet të hartojë projektligjin për Kombinatin Metalurgjik “Trepça”.

Ky projektligj, si dhe strategjia që ka nisur të hartohet për “Trepçën”, priten të shtrojnë rrugën ligjore të transformimit të kombinatit dhe për të ardhmen e tij.

Por, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës votuan kundër hartimit të projektligjit për “Trepçën”, pasi më parë ata kanë kërkuar që, për të ardhmen e tij të diskutohet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por një gjë e tillë u kundërshtua nga kryeministri Isa Mustafa.

“Trepça kurrsesi nuk do të shkojë në Bruksel, sepse ne nuk do të bisedojmë me askënd lidhur me pronat e Republikës së Kosovës. Trepça është pronë e Kosovës, e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Mustafa ka komentuar edhe bojkotin, që opozita po i bën punës së Kuvendit.

“Opozita duhet të mendojë sesi do ta realizojë besimin, që i kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës. Qytetarët nuk i kanë dhënë askujt besim që të qëndrojë jashtë Kuvendit, të hedhë gaz lotsjellës ose të organizojë protesta, në të cilat të ketë dhunë, me gaz apo molotov”, tha më tej Isa Mustafa.

Mustafa i ftoi deputetët e opozitës që të kthehen në Kuvend, ndërsa u shpreh i bindur se, qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në qershor të 2018-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.