☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.80 ▲0.56%
ARI 4,853 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,931 ▲ +0.75% ETH $2,353 ▲ +0.76% XRP $1.4034 ▲ +3.14% SOL $85.2300 ▲ +1.85%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.80 ▲0.56 % ARI 4,853 ▲0.6 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.80 ▲0.56 % ARI 4,853 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nikolla: Diplomat, në një regjistër elektronik

Të gjithë universitetet duhet të raportojnë në Ministrinë e Arsimit çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetin e tyre, që nga diplomat, numrin e studentëve, pedagogëve e deri te financat. Të gjitha këta tregues do të jenë pjesë e një rrjeti të unifikuar të dhënash elektronike, shkruan “Panorama”.

Lindita Nikolla

Krijimi i një regjistri elektronik të arsimit të lartë është vetëm një nga hapat që do të ndërmarrë Ministria e Arsimit në kuadër të implementimit të ligjit të arsimit të lartë, e bërë publike në aktivitetin e një dite më parë “Dixhitalizimi i sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri”.

Kjo, me qëllim për të rritur transparencën dhe vërtetësinë e të dhënave, por edhe për të forcuar bashkëpunimin e trekëndëshit MAS, agjencive dhe universiteteve. “Inspektimi që ne kryem në kuadër të verifikimit të kritereve ligjore, por edhe të tjera që ne realizojmë në mënyrë periodike, ka rezultuar në jo pak raste ajo çfarë është raportuar nga universitetet të jetë e ndryshme nga ato që kanë raportuar vetë ato në vite”, vë në dukje Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Mungesa e të dhënave të qendërzuara në nivel kombëtar, sipas saj, ka sjellë vështirësi edhe në hartimin e politikave e strategjive të MAS, e cila nuk ka pasur të dhëna lehtësisht të aksesueshme dhe të përditësuara.

“Ligji i ri për arsimin e lartë parashikon administrim të centralizuar të regjistrit kombëtar nëpërmjet krijimit të një agjencie kombëtare, duke krijuar një instrument dhe një bazë unike të dhënash lidhur me programet e studimit, diplomat dhe certifikatat që lëshojnë. Ky është një instrument i rëndësishëm për të garantuar transparencë dhe vërtetësinë e të dhënave në kontrollin e tyre”, sqaron ministrja.

Një gjë e tillë parashikohet dhe në ligjin e ri për arsimin e lartë, ku të gjitha universitetet e kanë për detyrë t’i paraqesin çdo vit ministrisë raportet vjetore mbi veprimtarinë që kanë kryer që përfshin gjendjen financiare, parashikimin për angazhimin e personelit akademik, tarifat e shkollimit, si dhe informacion për gjurmimin e mëtejshëm të studentëve të diplomuar në secilin program që ata ofrojnë.

Ndaj, edhe Ministria e Arsimit organizon dje dhe sot tryeza diskutimi me “British Council” për të marrë përvojën e huaj më të mirë. Platforma e përbashkët e të dhënave me të gjithë komponentët e saj përbërës, sipas Nikollës, do të ofrojë lehtësira të mëdha në jetën studentore, por edhe në punën e përditshme të stafeve akademike dhe administrative në të gjitha universitetet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.