☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski paralajmëron dy linja të reja hekurudhore në Shkup

Shkupi pritet të nisë pranverën e ardhshme ndërtimin e një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin e Ri Hekurudhor me Aeroportin Ndërkombëtar në Petrovec.

Sipas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, udhëtimi nga qendra e qytetit deri te terminali i aeroportit do të zgjasë vetëm 8 deri në 11 minuta.

Projekti është pjesë e planit për modernizimin e transportit hekurudhor dhe transformimin e transportit publik në kryeqytet.Zgjerohen linjat e trenit urban

Pas funksionalizimit të linjës së parë të trenit urban, autoritetet po përgatisin edhe zgjerimin e rrjetit. Një pikë e re hekurudhore pritet të ndërtohet pranë lagjes “11 Oktomvri Baraka” në Komunën e Kisella Vodës, ndërsa planifikohet edhe vendosja e pikave për biçikleta dhe harmonizimi i orareve me transportin publik të JSP-së.

Projekti parashikon edhe dy linja të reja:

Linja e dytë: Stacioni i Ri – Autokomandë – Maxhari – Çento – Ilinden – Agino Sellë.

Linja e tretë: Volkovo – Gjorçe Petrov – Shkup Veri – Butel – Stacioni i Ri.

Sipas Nikolloskit, reagimet e para të qytetarëve ndaj trenit urban kanë qenë shumë pozitive, ndërsa përdorimi i trenave elektrikë synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga zonat periferike drejt qendrës.

Ministria e Transportit po punon edhe për modernizimin e flotës hekurudhore.

Përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) janë duke u siguruar pesë lokomotiva të reja elektrike për elektrifikimin e transportit të mallrave.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po finalizohet blerja e 4 deri në 6 trenave të rinj modernë për udhëtarë, të pajisur sipas standardeve evropiane dhe me hapësira të veçanta për biçikleta dhe kafshë shtëpiake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.