🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.17 ▲0.42%
ARI 4,172 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,566 ▼ -2.58% ETH $1,690 ▼ -3.53% XRP $1.1238 ▼ -3.88% SOL $68.2700 ▼ -4.36%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.17 ▲0.42 % ARI 4,172 ▼1.75 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.17 ▲0.42 % ARI 4,172 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë

Kulla e Turanit, monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike për shkak të dëmtimeve i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese.

Ministri Blendi Gonxhja thotë se projekti synon të ruajë origjinalitetin dhe të forcojë strukturën e monumentit, duke garantuar mbrojtjen e tij për brezat e ardhshëm. “Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë, i vendosur në fshatin Turan, në qarkun e Korçës, një dëshmi e çmuar e trashëgimisë sonë historike dhe arkitektonike. Investimi financohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), ndërsa projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë. Ndërhyrja synon ruajtjen e origjinalitetit dhe forcimin strukturor të monumentit, duke i dhënë jetë të re kësaj pasurie kulturore dhe duke siguruar mbrojtjen e saj për brezat që vijnë”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në rrjete sociale.

Kjo kullë ka një planimetri katrore me përmasa të vogla dhe një ambient në çdo kat, duke theksuar funksionin e saj të përqendruar kryesisht në mbrojtje. Volumi i mbyllur, strehët e gurta të pazhvilluara dhe mungesa e dritareve flasin për karakteristikat e një objekti të ndërtuar kryesisht për qëllime mbrojtëse. Me një sipërfaqe prej 46,575 m2 dhe dimensione 6.75 x 6.9 m, kulla ka një lartësi prej 15 metrash. Kulla e Turanitështë një kullë karakteristike, e ndërtuar në skajin lindor të fshatit Turan. Kjo kullë është një dëshmi e shquar e arkitekturës së fortifikuar dhe ka një histori thelbësore që shtrihet në kohën e lashtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.