☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,569 ▲ +3.31% ETH $2,133 ▲ +5.31% XRP $1.3511 ▲ +3% SOL $83.3500 ▲ +3.23%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Nishani pret Zv/Kryeministrin e Parë të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë, Anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zëvendëskryeministër i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri.

Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e Gaoli në Tiranë, duke e konsideruar si një shenjë domethënëse miqësie e të vëmendjes që Kina dhe zyrtarët e saj më të lartë po i kushtojnë në vitet e fundit marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe një nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si ato institucionale e politike, ashtu edhe ato ekonomike e kulturore.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu klimën e mirë të bashkëpunimit dhe, duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe u shpreh se, në themel të tyre qëndrojnë marrëdhëniet miqësore mes dy popujve e dy vendeve. Presidenti vlerësoi gjithashtu se, në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.

Kreu i Shtetit e njohu shkurtimisht zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura e të dhunshme që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet pozitive në këtë drejtim, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës.

Duke vlerësuar e përshëndetur rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal, Presidenti Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinë Kosovës.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani përcolli, përmes Gaoli, përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, si dhe një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.