Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,611 ▲ +1.45% ETH $2,059 ▲ +2.85% XRP $1.3579 ▲ +1.63% SOL $84.3400 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Nishani sulmon nga Vjena: Qeveria autoritare e pa tolerancë

Fjalimi në Vjenë

Reagon socialisti Braçe: Ti nuk përfaqëson unitetin e popullit

nishani-finalNë ditën e dytë të qëndrimit në Austri, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Europian Alpbach 2014, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë si folës kryesor në panelin “Nga pajtimi në integrim; Kontributi i rinisë për një të ardhme të përbashkët”. Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se “Ne, udhëheqësit politikë kemi, së pari, barrën e përgjegjësisë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve dhe kapërcimin e pengesave. Ne këtë duhet ta bëjmë duke ndërmarrë nismat e duhura, në vend që të presim që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet tona”. “Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”, tha më tej Nishani. Sulmet e lëshuara nga Vjena të kreut të shtetit nuk janë pritur në heshtje nga përfaqësuesit e lartë të mazhorancës. Nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar duke e cilësuar fjalimin e Nishanit si një turp. Ai shkruan: “Turp e faqja e zezë! Nishani është i pari President në 23 vjet, që sulmon qeverinë e vendit të tij jashtë vendit! Njësoj si PD, por ajo legjitimohet se është në opozitë! Po ky? Nuk përfaqëson unitetin e vendit! I mbaruar!”.

 

Kreu i shtetit, sipas mediave turke, ka konfirmuar pjesëmarrjen

Nishani, në ceremoninë e betimit të Erdoganit

Presidenti Nishani do të jetë i pranishëm në ceremoninë e marrjes së presidencës nga Rexhep Taip Erdogan. Sipas gazetës turke, “Hyrriet”, Nishani është një ndër krerët e shteteve të ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të ri turk, Erdogan. Më shumë se 20 krerë shtetesh janë ftuar në këtë ceremoni, e cila pritet të mbahet më datën 29 gusht. Ndër presidentët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë eveniment madhështor mësohet se është dhe Presidenti Nishani. “Hyrriet” citon burimet zyrtare që konfirmojnë se në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë presidentët e Turkmenistanit, Beninit, Ukrainës, Bullgarisë, Moldavisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Somalisë, Kosovës, Etiopisë, Qipros Turke, zëvendëspresidenti i Ganës, etj. Në ceremoni do të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere, dhe disa krerë parlamentesh nga Rumania, Gaboni, Pakistani. Ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre specialë për këtë ceremoni. Ndërsa shumë shtete si Rumania, Gaboni, Bjellorusia, Gjeorgjia, Pakistani, Nigeria dhe Maroku do të përfaqësohen me kryeministrat në këtë ceremoni të “dorëzimit të stafetës presidenciale”. Ergodan do të jetë pari president turk që zgjidhet me votë popullore. Ndërsa mësohet se qeveria turke do të drejtohet nga Ahmet Davotugluu, i cili në qeverisjen e Erdoganit ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.