Kronika

Nisin homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta

Kanë nisur në Akademinë e Sigurisë, homazhet në nder të Dëshmorit të Atdheut, Simon Gjeta, i cili ra në detyrë gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në Shkodër.

Homazhet pritet të zgjasin rreth 1-orë dhe gjatë kësaj kohe, pritet dhe shpallja e tij “Dëshmor i Atdheut”.

Autori i vrasjes së Simon Gjetës, komandantit të reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra gjatë mëngjesit të së dielës nga policia, e cila kishte rrethuar prej mesnatës banesën e tij.

Ruzhdi Arishta, i cili qëlloi me 3 plumba oficerin e policisë nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar, ndërkohë që aksioni zgjati rreth 12 orë.

Trupi i pajetë i nënkomisarit Simon Gjeta mbërriti pranë familjes në Tiranë i shoqëruar nga policia. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që i dorëzoi me përulje familjarëve të afërmin e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit, edhe pse do të donin që Simoni të vinte gjallë nga triumfi i tij i radhës në detyrë. Kryepolici Çako udhëhoqi operacionin ku u vra dhe personi që i mori jetën efektivit Gjeta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button