Rajoni
Një helikopter ushtarak turk me 8 persona në bord kërkon azil në Greqi
Një helikopter ushtarak turk u ul në pistën e aeroportit të Aleksandropolis (veri të Greqisë) me 8 persona në bord që kanë kërkuar azil të cilët janë ndaluar më pas, njoftoi sot policia greke.
Helikopteri Black Hawk u ul pak pas njoftimit në Ankara të dështimit të përpjekjes së grushtit të shtetit kundër regjimit islamiko-konservator turk. Sipas televizionit ERT TV, personat në bord mbanin uniformë ushtarake me përjashtim të njërit prej tyre.