☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.27 ▲0.72%
ARI 4,155 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,492 ▼ -0.85% ETH $2,687 ▲ +0.4% XRP $1.4941 ▼ -0.97% SOL $118.7000 ▼ -2.26%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.27 ▲0.72 % ARI 4,155 ▼0.31 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.27 ▲0.72 % ARI 4,155 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
29 Sht 2026
Breaking
Kronika

Një i varë dhe një i plagosur, Hoxha tregon dinamikën e ngjarjes në Memaliaj

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha tregoi dinamikën e ngjarjes në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Endri Goxha, ndërsa u plagos

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha tregoi dinamikën e ngjarjes në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Endri Goxha, ndërsa u plagos 25-vjeçari Dali Nela, që është vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes 29-vjeçarit Donaldo Nela.

Sipas Hoxhës, viktima, Endri Goxha ka ardhur i armatosur me qëllimin për të sulmuar palën e autorit, të cilit i është plagosur vëllai, dhe sipas gazetarit ka qenë reagimi nga brenda dhe fati i atyre brenda që kanë shpëtuar me një të plagosur.

“Ai që ka ardhur nga jashtë ka qenë me armë në dorë dhe ka hapur zjarr dhe ka qenë reagimi nga brenda dhe fati i atyre brenda që kanë shpëtuar me një të plagosur. Në rastin konkret dinamika dihet, por jo motivi, sepse ka pasur shkëmbim zjarri dhe nëse nuk do të kishte reagim të shpejtë nga pala e autorit, dëmi do të ishte më i madh aty, sepse viktima ka ardhur i armatosur dhe i vendosur për të hapur zjarr dhe njëri nga vëllezërit Nela ka reaguar shpejt. Por në fund të fundit kemi të bëjmë me humbje jetësh njerëzore, por dyshimet janë se është një nxitje për interesa të vogla. Dyshohet se nuk ka qenë lidhje direkte, por vjen e nxitur nga njerëz të tjerë dhe është më tepër një përplasje për territor. Lokali që kanë hapur vëllezërit Nela, mbasi ka dalë nga burgu njëri prej tyre, u kthye në lokalin kryesor ku kishte më shumë punë në qytet dhe kjo mesa duket s’është parë me sy të mirë nga krahu tjetër dhe mbase nuk ka nisur për të përfunduar në viktima, mbase ka nisur për të demonstruar forcë, por jemi në këtë situatë, jemi ende në një hetim paraprak. Në tre vitet e fundit, Memaliaj është qyteti me probabilitetin më të lartë që ti mund të humbësh jetën. Uroj të mos ketë dëme të tjera aty, por mendoj që nuk është një çështje që do zgjidhet”, tha Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.