☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.97 ▲1.87%
ARI 4,103 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,843 ▼ -0.08% ETH $2,442 ▼ -0.31% XRP $1.3458 ▲ +0.53% SOL $105.2000 ▼ -0.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një opozitë që kërkon njerëz dhe një popull që kërkon opozitë

Nga MERO BAZE

Nuk di pse Sali Berisha u kujton demokratëve zgjedhjet në Hungari. Nuk është e ndaluar t’i përmendë, por i ka kundër nga të dyja anët.

I ka kundër së pari nga aleati i tij Orbani, i vetmi lider evropian që ka injoruar “non gratën” e Berishës nga SHBA dhe e ka takuar duke i ofruar mbështetje, madje edhe për azil politik. Siç e keni parë në dosjen e gjyqit të Berishës, familja e tij ka blerë vilë në Budapest për ta pasur për “ditën e kiametit”.

Pra ai e ka ende të paqartë nëse është mirë që humbi Orbani apo është keq. A ndjehet i keqardhur që ai iku apo u bë mirë?

Natyrisht që ai është me Orbanin. Dhe arsyeja nuk është se Orbani nuk mbylli TikTok-un, apo nuk i mori vulën “Lul Bashës” së tij që e mundi, por se Orbani përmbushte të gjitha arsyet përse demokratët mund të besonin tek trumpizimi, putinizmi dhe autoritarizmi i një udhëheqësi në moshë si Sali Berisha.

Mbi të gjitha, Berisha është me Orbanin pasi në Hungari i vetmi shpjegim i ndryshimit ishte udhëheqësi i ri. Ishte po i djathtë, po bashkëpunëtor i Orbanit, po nga i njëjti krah politik, por ishte i ri dhe ngjallte shpresë se njerëzit e përjetuan si një udhëheqës që nuk ishte më peng i së shkuarës.

Pas kësaj ranë të gjitha alibitë për “regjimin”, për “autokracinë”, për “vjedhjen e votave” etj. Nuk ishte e nevojshme as për molotov, as për protesta, as për tortura të tipit “foltore” ku duhet të dëgjosh pesë të çmendur nga katër veta që flasin.

Pra Berisha duhet ta shmangë rastin e Hungarisë nga fjalori i tij politik. Hungarinë duhet ta shikojnë si shpresë demokratët, jo Berisha.

Ata duhet të frymëzohen nga Hungaria që brenda tyre të gjejnë një udhëheqës të ri, të sfidojnë seriozisht Berishën dhe të rrëzojnë pushtetin. Ose, në të kundërt, të presin kur të rrëzojnë socialistët Edi Ramën dhe të shijojnë edhe katër mandate të tjera me pasardhësit e tij.

Deri atëherë mund të argëtohen me protesta si kjo e sotmja, me pjesëmarrje që është nën nivelin më të ulët të një proteste të vogël, nga ato që mund të organizojë edhe shoqëria civile. Dhe kjo vjen pas 40 ditësh përgatitjeje, thirrjesh patetike, paralajmërimesh qesharake dhe në fund mobilizim financiar.

Deri sa të vijë dita e ndryshimit, do kemi një opozitë që kërkon e dëshpëruar t’i mblidhen njerëz rreth një udhëheqësi që i duhet popullit si bodigard dhe një shoqëri shqiptare që është në kërkim të një opozite që të realizojë ndryshimin. I vetmi që është përjashtuar nga ky shans është Sali Berisha. Dhe ata që besojnë se humbën nga TikTok-u.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.