Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…
Analisti Baton Haxhiu, ka kritikuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për mënyrën se si i ka trajtuar protestat, duke deklaruar në emisionin Të Paekspozuarit, se turi nëpër bashki për të festuar përvjetorin e PS është i gabuar.
“Mendoj se PS ka gabuar me turin e vet, ka gabuar seriozisht, me turin e vet nëpër bashki në festën për 35 vjetor. Modeli është se një vend, kur e ka një parti politike të fortë dhe ka pushtetin, pushteti flet me veprime të saj dhe nuk i kthehet kujtesës. Kujtesës i është kthyer Berisha. Nuk kam pritur që PS të ndërtojë rrëfimin përtej kujtesës. Kjo po ndodh në një moment kur njerëzit janë në rrugë, duan gjuhë dhe komunikim tjetër.
Kujtesa realisht është problem dhe arrogancë e PS në këtë moment. Nuk e pranoj këtë model dhe nuk po njoh një pjesë të njerëzve që kanë patur një farë attitude publike për zhvllimin, kulturën, mënyrën si u janë qasur muzeve, turizmit, kanë ndërtuar rrëfimin me bashkësinë ndërmomëbtare. Brenda këtyre ka arrogancë, probleme serioze, korrupsion, sepse janë 14 vjet në pushtet.
Unë kam pritur nga Klosi, nga Edi Rama, që rrëfimin ta bëjnë përmes pushtetit. Ç’më vyen rrëfimi përmes PS?
Kemi ardhur të analizojmë këta njerëz këtu pse janë”, tha ndër të tjera Haxhiu.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.