🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,347 ▲ +0.67% ETH $2,055 ▲ +0.15% XRP $1.3118 ▼ -0.63% SOL $80.9100 ▲ +0.77%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Opinion

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

Nga Plarent Ndreca

U nxita nga reagimi i një profesori sot, por edhe nga disa “profesorë” të tjerë që në studio televizive dhe në media po tentojnë të ndërtojnë një front të ethshëm mbrojtës, jo për SPAK si institucion, por për prokurorë të caktuar brenda tij, në dëm real të vetë SPAK. E thashë edhe dje publikisht: po tentohet të krijohet qëllimisht një re konfuzioni, për të barazuar SPAK si institucion me veprimet individuale të disa prokurorëve. Kjo nuk është vetëm e gabuar, por është e rrezikshme dhe minon imazhin dhe funksionin e këtij institucioni.

SPAK nuk është institucioni i prokurorëve. Është institucioni ku punojnë prokurorët.

SPAK është institucion i shtetit shqiptar, i Republikës dhe i popullit shqiptar. Kjo duhet thënë, përsëritur pa pushim, derisa të bëhet e qartë edhe për ata që nuk duan të dëgjojnë nga ai vesh.

SPAK nuk i përket asnjë prokurori individual. Ai ka një drejtues që e përfaqëson në raport me të tretët, por nuk është një institucion i centralizuar ku përgjegjësia për punën individuale përmblidhet tek drejtuesi. Prokurorët janë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Ata nuk përfaqësojnë institucionin, por përfaqësojnë akuzën në gjyq dhe përgjigjen personalisht për akuzat që ngrenë.

E bëj këtë dallim sepse ky “front” i krijuar, në përpjekje për të mbrojtur hallka të dobëta të sistemit duke i fshehur pas imazhit pozitiv të institucionit, nuk bën gjë tjetër veçse minojnë vetë imazhin e tij. Mbrojtja qorrazi, pa asnjë argument dhe tentativa për të lidhur çdo veprim individual me institucionin, me shpresën se reputacioni i përgjithshëm do të mbulojë dhe fshehë një gabim konkret, është një nga dëmet më të mëdha që mund t’i bëhet drejtësisë.

Një prokuror i caktuar nuk është SPAK dhe SPAK nuk është një prokuror që mund të përdorë si mburojë SPAK. Përkundrazi, nëse ka një problem, ai duhet të konstatohet, të trajtohet dhe sistemi të ecë përpara. Kjo është pjekuri institucionale. Ky është vetëpastrim.

Sistemi i drejtësisë nuk është ndërtuar për të vendosur standarde të ashpra për të tjerët dhe standarde tolerante për veten. Nëse ndodh kjo, kemi korporatizëm gjyqësor. Dhe korporatizmi është një nga rreziqet më të mëdha për drejtësinë, sepse e kthen sistemin nga shërbim publik ndaj qytetarëve, në mbrojtje të vetes. Drejtësia nuk është krijuar për t’u shërbyer prokurorëve dhe gjyqtarëve. Është krijuar për t’i shërbyer qytetarëve. Nëse një prokuror ka shkelur detyrën, apo nuk plotëson kriteret për të ushtruar një funksion publik që ligji ia rezervon një rrethi strikt të caktuar juristësh, ai duhet të mbajë të njëjtën përgjegjësi si çdo zyrtar tjetër publik.

Madje më shumë. Sepse sot paradoksalisht kemi qytetarë dhe zyrtarë publikë qe janë nën hetim për shkelje shumë më të lehta, nga prokurorë mbi të cilët rëndojnë pikëpyetje serioze ligjore për vetë statusin e tyre. Kjo drama reale institucionale dhe kjo dramë nuk mbulohet me tymnajë mediatike, me fronte të organizuara nga te njejtat bordero, apo me solidaritet të rremë profesional.

Kjo zgjidhet vetëm në një vend: në gjykatë. Me profesionalizëm, me argument, me qetësi dhe me besim tek drejtësia, sado jo perfekte të jetë ajo.

Ne pikërisht aty e kemi çuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.